22 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan kurbane në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë

Më të lexuarat

Organizata humanitare, Gjysmëhëna e Kuqe Turke edhe këtë vit, ka organizuar therjen dhe shpërndarjen e kurbanëve në Shipëri dhe Kosovë, për familjet në nevojë, me rastin e festës së Kurban Bajramit

STRUMICË/KAVAJË/PRIZREN (AA) – Organizata humanitare, Gjysmëhëna e Kuqe Turke si në vitet e kaluara, ashtu edhe këtë vit, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka organizuar therjen dhe shpërndarjen e kurbanëve në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, për familjet në nevojë, me rastin e festës së Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjysmëhëna e Kuqe Turke me rastin e Kurban Bajramit në Maqedoni ka ndarë 2.100 pjesë të kurbanit.

Ditën e sotme në një thertore private në qytetin e Strumicës në Maqedoni, Gjysmëhëna e Kuqe Turke në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë kanë kryer therjen e 2.100 bagëtive të imëta ku mishin e kurbanit e kanë shpërndarë për njerëzit në nevojë në fshatrat Jorukë në Maqedoninë lindore.

Në ceremoninë e therjes dhe të shpërndarjes morën pjesë nënsekretari i Ambasadës së Turqisë në Shkup Murat Sümer, kryetari i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke Kerem Kınık dhe delegacioni shoqërues, sekretari i Kryqit të Kuq të Maqedonisë për degën e Strumicës Ljupço Jankov si dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq.

Kınık, në një fjalim të mbajtur ka theksuar se me rastin e Kurban Bajramit ndodhen në Maqedoninë Lindore ku jetojnë njerëzit që kanë ngjashmëri me Jorukët e Anadollit.

Ndër të tjera duke bërë të ditur se do kryejnë therjen e 2.100 kurbanëve që janë dhuruar për t’u therë në Strumicë, Kınık, ka thënë më tej se mishin do ta shpërndajnë tek personat në nevojë që ndodhen në zonat rurale të Maqedonisë.

“Urojmë që ky Bajram të sjellë paqe dhe mirëqenie. Fjala kurban në vetvete ka edhe përmbajtjen e afrimitetit. Është një marrëdhënieve e veçantë mes krijuesit dhe personit. Si gjysmëhënë e kuqe ne kemi bërë furnizimet duke menduar se do të mund të mblidhnin këtë vit 100 mijë pjesë nga kurbani. Por, me interesin e lartë të qytetarëve dhe donatërove tanë kjo ka arritur në 125 mijë pjesë”, theksoi Kınık.

Ndër të tjera duke vënë theksin se kanë shpërndarë për afërsisht 3 milionë njerëz në 30 vende të botës Kınık tha se “Bajrami është një afrimitet, një vëllazëri, është një zgjidhje për të harruar dhimbjet në botë dhe është një ilaç. Uroj gëzuar Bajramin, dhe që ai të jetë shkak për pakësimin e vuajtjeve njerëzore ne botë”.

Ndërsa edhe Sekretari i Kryqit të Kuq, Jankov duke i shprehur falënderime Gjysmëhënës së Kuqe Turke e cila me rastin e Bajramit ka ofruar ndihmë humanitare për popullatën e rajonit, ai tha se “Bashkëpunimi i Kryqit të Kuq të Maqedonisë dhe Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë bazohet në shumë vite. Shpreh falënderimet për ndihmat e ofruara deri më tani”.

Më tej Jankov, iu ka uruar Kurban Bajramin muslimanëve dhe vazhdimin e bashkëpunimeve të ngjashme edhe në të ardhmen.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke në ditën e parë, të dytë dhe të tretë të Bajramit do të bëjë shpërndarjen e 2.100 pjesëve të kurbanëve në rajonin e Maqedonisë lindore.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke në bashkëpunim me Fondacionin Alsar kanë filluar sot shpërndarjen e kurbaneve në Shqipëri.

Përgatitja dhe shpërndarja e kurbaneve ka filluar sot nga qyteti i Kavajës dhe Rrogozhinës për të vazhduar tre ditë më radhë në të gjithë Shqipërinë, ku nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të shpërndahen pako të kurbanit për 12 mijë familje në nevojë.

Sabahattin Tezdiğ, anëtar i bordit drejtues të Gjysmëhënës së Kuqe Turke në një prononcim për AA u shpreh se organizimi sotëm bëhet në kuadër të aktiviteteve të Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë për shpërndarjen e mishit të kurbanit në 33 shtete, ku përfshihen 125 mijë pjesë të kurbanit që dhurohen nga populli turk.

“Ky organizim bëhet si brenda Turqisë ashtu edhe jashtë saj. Sot do të shpërndajmë 2100 pjesë të kurbanit, dhe gjithsej përfshihen 12 mijë familje në nevojë që do të ndihmohen. Organizmi bëhet në bashkëpunim me Fondacionin Alsar dhe nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Shqipëri. Mendojmë që edhe në vitet e ardhshme të vazhdojmë këto aktivitete për shpërndarjen e kurbaneve për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në Shqipëri. Ajo që dëshirojmë të transmetojmë është që jemi gjithmonë pranë njerëzve në nevojë. Mesazhi jonë është që do jemi gjithmonë pranë njerëzve në nevojë”, theksoi Tezdiğ.

Ndërkohë kryetari i Fondacionit Alsar, Mehdi Gurra, u shpreh se fondacioni qi ai drejton në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe organizatat e tjera partnere do të organizojë shpërndarjen e kurbaneve për 14 mijë familje në të gjithë Shqipërinë.

Gurra theksoi më tej se “Sot fillon therja e kurbaneve në Kavajë. Jemi këtu në Kavajë me Gjysmëhënën e Kuqe Turke, sepse është partneri kryesor dhe donatori më i madh, duke dhuruar kurbane për 12 mijë familje. Shpërndarja do të bëhet nga Malësia e Madhe deri në Konispol, ku në 18 pika do të shpërndahet mishi i kurbanit i Gjysmëhënës së Kuqe Turke. Mesazhi është i qartë, kush ka nevojë për ndihmë duhet dhe do të ndihmohet. Jemei këtu për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë.”

Gjatë shpërndarjes së kurbaneve në Kavajë i pranishëm ishte edhe zëvendësambasadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Baş.

Shpërndarja e pakove të kurbanit do të realizohet në bashkitë Tiranë, Shkodër, Pukë, Malësie e Madhe, Mat, Klos, Kukës, Bulqizë, Vorë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Mallakastër, Konispol, Fier, Elbasan, etj.

Organizata humanitare, Gjysmëhëna e Kuqe Turke edhe këtë vit ka organizuar therjen dhe shpërndarjen e kurbanëve në Kosovë, ku ka dhuruar 200 kafshë të mëdha për nevojtarët në këtë vend.

Në programin e therjes dhe shpërndarjes së kurbanëve nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, i cili filloi në Prizren morën pjesë ministri i Administratës Publike në largim të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke (KDTP), Mahir Yağcılar, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç, deputetët e KDTP-së në Parlamentin e Kosovës, Müferrah Şinik dhe Fikrim Damka, anëtari i Bordit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Ercan Tan si dhe përfaqësuesit e tjerë të kësaj organizate humanitare.

Në një deklaratë për AA përfaqësuesi i Gjysmëhënës së Kuqe, Ercan Tan, u shpreh se Kosova ndodhet në mesin e 32 shteteve të botës, ku kjo organizatë humanitare bën dhurimin e kurbaneve.

“Ne në Kosovë do të dhurojmë 200 kafshë të mëdha dhe kjo në Turqi do të thotë 1400 pjesë të kurbanit. Këto do t’i shpërndahen rreth 9 mijë e deri më 10 mijë familjeve. Ne po përpiqemi që të mbërrijmë në çdo qytet të Kosovës. Ne edhe në ditën e dytë dhe të tretë do t’i vazhdojmë shpërndarjet në mënyrë intensive”, tha Tan.

Duke bërë të ditur se ky është viti i katërt që në Kosovë dhurohen kurbanët nga kjo organizatë Tan theksoi se numri i kurbanëve të shpërndarë në Kosovë çdo vit e më shumë po rritet. Ai thotë se kurbanët e dorëzuar si nga vendi më i vogël e deri në qytetin më të madh të Turqi, në Kosovë po shpërndahen nga Gjysmëhëna e Kuqe në bashkëpunim me Kryqin e Kuq në Kosovë, si dhe shoqata e organizata tjera të cilat kanë nevojë për ndihma të tilla.

Ai po ashtu njoftoi se në Turqi dhe në shtetet e tjera të botës, përfshirë edhe ato të Ballkanit do të shpërndahen 125 mijë pjesë të kurbanit.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë Kılıç thotë se ditët e Bajramit janë ditët më të bukura ku tregohet shembulli i solidaritetit dhe i mbështetjes.

Duke vënë në dukje se bota po kalon nga një periudhë e vështirë, Kılıç thotë se “Kudo ka vështirësi, luftë, ngjarje jo të mira, por përkundër gjithë këtyre, pa u kapluar në dëshpërim, me këmbëngulje duhet që t’i përqafojmë me dy duart vlerat njerëzore si solidariteti, bashkimi, shpërndarja, ku bajramet janë mundësi shumë të mira për këtë”.

Ndërsa ministri në largim i Administratës Publike Mahir Yağcılar duke uruar që Bajrami të sjellë paqe dhe qetësi në botë, tha se “Me këtë rast sidomos dënojmë persekutimin ndaj muslimanëve në vendet e të shtypurve në Arakan të Mianmarit. Shpresojmë se pas Bajramit do të kemi ditë më të bukura”.

Yağcılar tha se Bajrami është dita e vëllazërisë dhe solidaritetit. Ai falënderoi Turqinë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për ndihmat e bëra për Kosovën. Kurbanët të cilët u therën në mes të lutjeve u shpërndanë nga delegacioni pjesëmarrës tek familjet në nevojë të Prizrenit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit