8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Koment – Strategjia globale në ndryshim e Anglisë dhe afrimi i saj me Turqinë

Më të lexuarat

Turqia, në politikat rajonale dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, është vendi më i rëndësishëm për Anglinë me të cilin mund të bashkëpunojë.

Vizita e Kryeministres së Anglisë Theresa May në fund të muajit janar 2017 në fillim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas në Turqi, jep informacione të rëndësishme në kuadër të strategjisë së re angleze pas Brexitit. Gjatë vizitës së May-it në Turqi u nënshkrua një marrëveshje prej 125 milionë dollarësh me kompanisë angleze të Mbrojtjes dhe Aviacionit për ndërtimin e avionit luftarak turk. Pas nënshkrimit të marrëveshjes autoritetet turke dhe ato angleze bënë deklarata duke u shprehur se ky hap është shumë i rëndësishëm për sa i përket fushës së mbrojtjes të të dyja vendeve. Gjithashtu bënë të ditur se kjo marrëveshje do të hapë dyert për të çuar edhe më përpara marrëdhëniet tregtare dhe strategjike turko-angleze.

Edhe ditë më parë, Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë në Dhomën e Komuneve, që është dhoma e ulët e parlamentit britanik kishte publikuar një raport të gjerë në lidhje me rëndësinë e Turqisë dhe zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale. Ky hov në rritje në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve u konfirmua edhe me deklaratat e bëra nga Ministri anglez i shtetit Alan Duncan dhe Ministri i jashtëm Boris Johnson të cilët erdhën në Antalja për të marrë pjesë në Forumin Tatlidil Turko-Anglez (VI Meeting of Tatlıdil Forum) i cili u zhvillua gjatë datave 24-26 Mars.

Në strategjinë klasike globale angleze padyshim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri i pazëvendësueshëm dhe më i rëndësishëm për Anglinë. Këto lidhje historike të formës xhaxha-nip ose John Bull-Uncle Sam në dy anët e Atlantikut vazhdojnë ekzistencën e tyre.

Kurse Turqia, në politikat rajonale dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, është vendi më i rëndësishëm për Anglinë me të cilin mund të bashkëpunojë. Afrimi i Turqisë me Anglinë është shumë i rëndësishëm nga shumë pika: 1- Së pari, pas vendimit të Anglisë për të dalë nga Bashkimi Evropian, Unioni për të kompensuar hapësirë e zbrazët politike, ekonomike dhe strategjike ka filluar të kërkojë alternativa të reja për të zhvilluar strategji të reja dhe për të gjetur aleatë. Në këtë kuadër, si Kryeministrja May ashtu edhe ministrat anglezë kishin bërë të ditur se kanë si synim të përforcojnë marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. 2- Në krye të hapësirës gjeografike në të cilën është përqendruar në mënyrë tradicionale strategjia angleze vjen Lindja e Mesme. Arsye për këtë është edhe e shkuara e kolonizimit anglez në rajon edhe burimet energjetike të cilat zotëron rajoni. 3-Anglia që është mendja superiore e strategjisë tradicionale Perëndimore dhe e Aleancës së Atlantikut asnjëherë nuk “vë bast për kalin e dobët” në politikë. Përpjekjet për tu afruar me Turqinë aq sa kanë të bëjnë me pozicionin gjeopolitik që zotëron Turqia ka të bëjë edhe me faktin se e sheh Turqinë si një shtet të fuqishëm. 4- Padyshim që një nga arsyet e tjera të rëndësishme të afrimit të Anglisë me Turqisë është çështja e Qipros dhe ekzistenca e bazave angleze në këtë Ishull. Marrja nën garanci e sigurisë së këtyre bazave për Anglinë është një çështje tepër e rëndësishme.

Baza Akratori dhe Dikelya që i përkasin Anglisë dhe zënë vend në pjesën perëndimore dhe në lindje të territoreve të palës grekoqipriote kanë një sipërfaqe të madhe që përkon me 3% të ishullit.

Pavarësisht se këto baza janë të vogla për sa i përket hapësirës gjeografike, duke u nisur nga funksioni i tyre, kanë një rëndësi jashtëzakonisht të rëndësishme për Anglinë. Së pari këto baza kanë detyrën themelore në përcaktimin dhe zbatimin e politikës dhe strategjisë në përgjithësi të Aleancës së Atlantikut dhe në veçanti të Anglisë për Lindjen e Afërt dhe Lindjen e Mesme. Për kontrollin dhe sigurinë e tregtisë angleze në Mesdhe dhe pikës së arritjes (grumbullimit) të 70% të burimeve energjetike të Rajonit të Madh të Lindjes së Mesme, këto baza kanë një rëndësi të madhe strategjike dhe politike. Gjithashtu në rajonet e sipërpërmendura për dëgjimin, kontrollin, ndjekjen dhe aktivitetet e tjera strategjike ushtarake që mbrojnë interesat angleze në rajon, zbatohen nga këto qendra (baza).

E parë nga qëndrimi i Anglisë për çështjen e Qipros sipas kushteve politike të periudhës dhe konjekturës strategjike shohim se ka ndryshim. Mbretëria e Bashkuar deri në mesin e viteve 1960, në çështjen e Qipros, ka mbajtur një qëndrim pro Turqisë. Por pas kësaj date si nga politika njëanëse pro grekoqipriotëve e mbajtur nga Shtetet e Bashkuara (për këtë duhet të kujtojmë letrën e rëndë të Presidentit amerikan Johnson në vitin 1964 kundër Turqisë) ashtu edhe për shkak të shqetësimeve të Anglisë se do të humbte bazat në pjesën grekoqipriote, pas kësaj periudhe Londra filloi që qëndrojë pranë Athinës në lidhje me çështjen e Qipros. Kjo gjendje kishte ndikuar negativisht marrëdhëniet turko-amerikane dhe marrëdhëniet turko-angleze.

Por pavarësisht kësaj Anglia e ka mbështetur Ankaranë veçanërisht në çështjen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar të ekuilibrojë me Turqinë ndikimin Francë-Gjermani brenda Bashkimit Evropian. Londra nuk ka dashur asnjëherë që ekzistenca mbi-komb e Bashkimit Evropian të dominonte mbi strukturën e saj kombëtare dhe ka mbajtur një strukturë politike më të butë. Për këtë arsye ajo nuk është përfshirë në përdorimin e monedhës së përbashkët të Unionit, euro. Një nga arsyet që Bashkimi Evropian nga aspekti historik është sjellë i ngadaltë kundër Turqisë ka qenë mos dëshirimi i rritjes së ndikimit (të Turqisë) në NATO.

Si rrjedhojë, me kushtin që Turqia të jetë e fuqishme, zhvillimi i marrëdhënieve turko-angleze është në avantazh të të dyja palëve. Krahas akumulimit historik ndërmjet dy vendeve, ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian, Anglia është vendi që do të vlerësojë më mirë rëndësinë gjeopolikte dhe fuqinë politike dhe strategjike të Turqisë. Në kuadër të interesit kombëtar dhe politik të Turqisë, në krye të vendeve me të cilat mund të bashkëpunojë Turqia vjen përsëri Anglia. Sepse në krahasim me vendet e tjera, është një vend më i dhënë për më shumë bashkëpunim dhe më i parashikueshëm. Për këtë ekzistojnë arsyet historike, politike, strategjike dhe psikologjike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit