17.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Kalin: Sulmi amerikan, një përgjigje pozitive kundër krimeve të Esadit

Më të lexuarat

“Sulmin ajror të kryer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër bazës ajrore Shajrat në Humus të Sirisë, ne e vlerësojmë si një përgjigje pozitive kundër krimeve të luftës të regjimit të Esadit”, ka thënë zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) tha se sulmin ajror të kryer në nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kundër bazës ajrore Shajrat në Humus të Sirisë ne e vlerësojnë si një përgjigje pozitive kundër krimeve të luftës së regjimit të Esadit.

Kurtulmus: Shpresoj që operacioni i ShBA-ve të sjellë paqe në Siri

Kurse zv.kryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmus) tha se goditja e bazës ushtarake është një hap pozitiv dhe domethënës.

“Shpresoj që ky operacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) të kontribuojë në paqe”,- theksoi Kurtullmush, duke shtuar se “Kombet e Bashkuara të duhet ti vazhdojnë sanksionet deri sa regjimi i Esadit të mos ketë më fuqi të dëmtojë popullin e vet”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në lidhje me sulmin me raketa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ndaj një baze ushtarake të regjimit në Siri tha: “E vlerësojmë si një veprim të drejtë dhe me vend këtë ndërhyrje të ShBA-ve”.

“Krijimi i zonave të sigurta në Siri është bërë më i rëndësishëm se asnjëherë tjetër. Këto zona të sigurta duhet ti zgjerojmë”,- ka thënë shefi i diplomacisë turke.

“Operacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ndaj bazës ushtarake Shajrat, operacion i kryer pas sulmit kimik të kryer nga regjimi sirian në qytezën Han Shejhun, është pritur shumë pozitivisht (nga Turqia). Masat që do të merren në drejtim të ndëshkimit të krimeve të ngjashme dhe vendosjes së llogaridhënies do të kenë mbështetjen e plotë të Turqisë”, thuhet në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Jashtme turke.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Ëshëk (Fikri Işık) në lidhje me goditjen e bazës ajrore në Siri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha: “E vlerësojmë të rëndësishme, domethënëse dhe mbështesim sidomos mbajtjen e fjalës nga Zoti Trump dhe realizimin e një operacioni të tillë. I bëjmë thirrje të gjithë bashkësisë ndërkombëtare që të solidarizohet në këtë çështje”.

Ndërsa ministri për çështjet e Bashkimit Evropian (BE), Omer Çelik (Ömer Çelik) tha se kjo vendosmëri ushtarake është një mesazh serioz, dhe i ka cilësuar si të papranueshme qasjet e vendeve të tjera, që kritikojnë operacionin ushtarak amerikan.

“Deri më sot është toleruar ndaj masakrave të regjimit të Esadit. Pika e arritur sot është përfundimi i vendimeve të gabuara të mëparshme”,- tha ministri Çelik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit