Këta posterë kanë për qëllim ta luftojnë islamofobinë (FOTO)

0

Qyteti i Bostonit është duke nisur një kampanjë vetëdijësuese për të luftuar islamofobinë. Kampanja ka synim që të inkurajoj të pranishmit që të ndërhyjnë në një mënyrë jo-konfrontuese, nëse ata janë dëshmitarë të ngacmime anti-muslimane.

Duke filluar nga e hëna, qyteti i Bostonit ka instaluar 50 posterë në të gjithë qytetin me këshilla se çfarë duhet vepruar përballë sulmeve islamofobe.

Posterët rekomandojnë që të viktima të largohet nga ngacmuesit, dhe me ta të bisedohet  për një subjekt neutral, duke injoruar ngacmuesin.

“Teknika quhet ‘sjellje jo komplementare’, dhe ka për qëllim të heqë dorë nga një person agresiv duke iu kundërvënë me injorim,” raporton Associated Press.

Një fushatë e ngjashme është duke u zhvilluar në San Francisko. Posterët do të mbeten në

vend për gjashtë muaj. /MESAZHI/