6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ja pse nuk duhet të shkruani ‘Amin’ në postimet që iu shfaqen në Facebook

Më të lexuarat

Çfarë të gabuar të shkruash ‘Amin’ tek postimet e dhimbshme që na shfaqen aq shpesh në Facebook? Shumica e njerëzve mendojnë se nuk ka asgjë të keqe, por kur me siguri do të ndryshoni mendje kur të lexoni këtë artikull.

Nëse jeni një përdorues i rregullt i Facebook, atëherë me siguri ju ka rënë rasti të paktën një herë që të përballeni me publikime të ndryshme, të shoqëruara edhe me foto, ku rëndom shkruhet: ‘E di që nuk do t’i bëni ‘like’ kësaj fotoje sepse unë jam i sëmurë’, ose ‘Shkruaj Amin për të më shëruar mua’.

Nuk mund të shpëtohet asnjë jetë me një ‘like’, ashtu sikundër asnjë sëmundje nuk mund të shërohet duke shkruar ‘Amin’. Ju e bëni këtë zakonisht për të shprehur solidaritetin tuaj. Por pavarësisht qëllimit të mirë, duke bërë këtë veprim me shumë gjasa po ndihmoni piratët e Facebook të bëjnë më shumë para.

 

Këto lloj postimesh manipuluese janë projektuar për të mashtruar ose shfrytëzuar njerëzit që të bëjnë like, share apo koment, gjë që rezulton me rritjen e ndjekësve për faqen në fjalë.

Krijuesit e këtyre faqeve pastaj përhapin publicitet negativ, viruse dhe mashtrime. Ata gjithashtu mbajnë të dhënat tuaja dhe e dinë se ku jetoni, datën e lindjes dhe emailin tuaj, i cili mund të përdoret për të hakuar llogarinë tuaj.

Në momentin që shpërndani të tilla postime, në fakt vetëm sa po rrisni popullaritetin e tyre. Sepse kur kjo ndodh, poseduesit e këtyre faqeve fitojnë para duke përdorur imazhin e vjedhur të një kafshe të përvuajtur apo një fëmije të sëmurë, gjë për të cilën familja nuk është fare në dijeni.

Kështu që herën tjetër kur të ndjeheni në faj pse nuk i keni bërë ‘share’, ‘like’ apo nuk keni shkruar ‘Amin’ në këto postime, kujtohuni se nuk jeni duke rrezikuar asnjë jetë. Kjo gjë vetëm sa ndihmon një bandë njerëzish të pashpirt të mbushin xhepat e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit