10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ja ç’thotë shkenca për ushqimin e rënë përtokë, nëse ka apo jo rrezik!

Më të lexuarat

Shumica e njerëzve hanë ushqimin që u bie në dysheme duke e justifikuar këtë me faktin se bakteret nuk mund të infektojnë ushqimin për një kohë kaq të shkurtër.

Shumë besojnë se ky është një mit që nuk ka të bëjë me të vërtetën. Megjithatë, në bazë të hulumtimeve të fundit, i ashtuquajturi “rregulli pesë sekonda” del të jetë i vërtetë.Një studim i cili ka përfshirë 2.000 njerëz ka treguar se 79% prej nesh hanë ushqimin që ka rënë në dysheme. Dhe ndërsa shumë njerëz kanë shpresuar për shumë vite se ky veprim është i sigurt, shkenca ka konfirmuar se ata kanë pasur plotësisht të drejtë.“Të ngrënit e ushqimit që ka kaluar një kohë në tokë, kurrë nuk mund të jetë plotësisht i sigurtë nga ndonjë rrezik kontaminimi. Pa dyshim, ushqimet në të cilat mbetet shtresa e dukshme e papastërtisë nuk duhet të hahen. Megjithatë, në qoftë se nuk ka ndonjë shtresë papastërtie, janë të vogla gjasat që bakteret e dëmshme brenda disa sekondave të mund të kontaminojnë ushqimin”, thotë profesori Anthony Hilton, i cili është një ekspert i mikro-organizmave në Universitetin e Ashton, raporton British Dailyrecord.

Hulumtimet kanë treguar se tipi i dyshemesë, lloji i ushqimit dhe gjatësia e kohës së kaluar në tokë, mund të ketë ndikim në numrin e mikroorganizmave që mund të transmetohen.
Ndoshta mund të tingëllojë e çuditshme, por qilimat janë sipërfaqet me një minimum rreziku kur bëhet fjalë për bartjen e baktereve nga dyshemeja në ushqim. Pllakat dhe laminati bartin rreziqe të larta, ka gjetur ky studim.
Rezultatet e këtij studimi do të sjellin lehtësim për ata që kishin besuar “rregullin pesë sekonda” për vite me rradhë, pavarësisht një konsensusi të përgjithshëm se ky është një mit, ka thënë profesori Hilton.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit