6.7 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024


A e dini historinë e vrimës më të thellë në botë?

Më të lexuarat

Pamje nga ashtuquajtura “hyrja për në ferr”, 22 vite për t’u hapur…

Ekziston një vrimë e madhe në Rusi që dikur njihej si “hyrja në ferr”.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik vendosi të ndërtojë vrimën më të thellë të krijuar ndonjëherë nga njeriu. Kjo vrimë e thellë ndodhet pranë gadishullit Kola në Rusinë veriperëndimore, përgjatë kufirit me Norvegjinë veriore. I njohur si pusi super i thellë Kola, shpimi filloi më 24 maj 1970 dhe vazhdoi deri në vitin 1992, menjëherë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Vetë vrima përbëhej nga një sërë vrimash të tjera të vendosura rreth vrimës qendrore. Më e thella nga të gjitha vrimat arriti në një thellësi të pabesueshme 12,262 metra në koren e Tokës.

Kjo është afërsisht lartësia e malit Everest dhe malit Fuji së bashku.

Edhe pse e thellë, vetë vrima e gjerë sa një tepsi. Projekti i pusit u braktis për shkak të mungesës së financave dhe ndryshimeve politike. Dhe kishte arsye të mira për këtë, pasi temperaturat në fund të vrimës arritën një 180°C marramendëse, që ishte shumë më e lartë se sa pritej, dhe mjetet nuk ishin të përshtatshme për kushte të tilla.

Që atëherë, vrima ka mbetur e braktisur. Uli Harms i Programit Ndërkombëtar të Shpimit Shkencor Kontinental, i cili ka punuar në vrimën rivale gjermane si shkencëtar i ri, tha për BBC: “Shpimi filloi në epokën e Perdes së Hekurt.

“Dhe sigurisht që ka pasur një konkurrencë mes nesh. Një nga motivet kryesore ka qenë se rusët nuk kanë ndarë të dhënat e tyre”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit