14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ish-ministri i LSI: Bojkotoni Ambasadën amerikane, ju mëson ‘pislliqe”. Ne kemi nevojë të mbushim mendjen me dije, jo b…..!

Më të lexuarat

Ish-ministri i LSI-së dhe eksponent i lartë i kësaj partie, Ylli Manjani, kërkon bojkotimin e Ambasadës amerikane.

Kjo, pasi sipas tij, ajo po i mëson të rinjtë shqiptarë me pisllëqe.

Martesat Gay; Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!!

Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.

Ky lajm u pëçua dje.

Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë!

Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!

Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b…..!

Po të më dëgjonin mua, ata të rinj që ftohen të marrin pjesë në mesimin e pisllëqeve, duhet të refuzojnë pjesmarrjen!

Ta refuzojnë, duke i falenderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar!

Më mirë të rrinë në kafene”, shkruan Manjani.(TemA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit