22.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Shqipëri, kremtohet Dita e Nevruzit

Më të lexuarat

Në Shqipëri është kremtuar Dita e Nevruzit, ku janë organizuar aktivitete dhe ceremoni të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia tradicionale është organizuar në selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, me pjesëmarrjen e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe shumë besimtarëve bektashin të ardhur nga disa qytete të vendit.

Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, gjatë fjalës në ceremoni përcolli mesazhet e urimit për të gjithë besimtarët bektashi.

Ndërkohë një fjalë përshëndetëse në ceremoninë tradicionale mbajti edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili theksoi se ndodhet në këtë ceremoni “për të ndarë mesazhet optimiste të Festës së Sulltan Nevruzit.”

“Shembulli frymëzues i Imam Aliut, si dhe roli e kontributet e qenësishme të bektashinjve shqiptarë në rrjedhën e historisë, përbëjnë garanci për të tashmen dhe të ardhmen jo vetëm të këtij besimi, por edhe të gjithë shoqërisë sonë. Ky manifestim i kapërcen edhe kufijtë tanë kombëtarë, duke dhuruar mesazhe të qarta mbi rëndësinë e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit mes besimeve fetare, mes etnive, mes kombeve dhe mes vendeve, për të ndërtuar së bashku një botë të paqtë dhe për të dhuruar më shumë dashuri mes njerëzve”, tha Meta.

Në fund të ceremonisë është mbajtur një koncert me këngë dhe valle popullore nga zonat e ndryshme të Shqipërisë.

Për komunitetin bektashi kjo festë simbolizon ditën e shpresës dhe ripërtëritjes që përkon edhe me ardhjen e stinës së pranverës. Festa e Nevruzit kremtohet edhe në vende të tjera në botë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit