Hapja e xhamive të qytetit në Kërçovë vetëm në lutjet e së premtes

0
61

Kërçovë, 2 korrik 2020 – Pas disa ditësh mbyllje të xhamive të qytetit në Kërçovë për shkak të infeksionit të një imamit, nesër, gjegjësisht vetëm kur të ketë lutje të së premtes, ato do të jenë të hapura. Më pas do të mbyllen përsëri deri të premten e ardhshme.

“Myftinia në Kërçovë, pas vendimit për mbylljen e xhamive të qytetit disa ditë më parë për mbrojtjen e shëndetit publik nga koronavirusi, sot vendosi që nesër lutja e së premtes të kryhet përsëri në xhamitë e qytetit, duke i respektuar në mënyrë rigoroze rekomandimet e autoriteteve shëndetësore dhe Shtabin e krizave të komunës së Kërçovës”, informoi sekretari i Myftinisë së Kërçovës, Qamil Rushiti.

Ai theksoi se sot është realizuar dezinfektimi i xhamive të qytetit nga shërbimet kompetente në organizim të Shtabit komunal të krizave në Kërçovë.

“Hapja do të jetë e vlefshme vetëm për lutjet e së premtes, e më pas do të mbyllen përsëri deri të premten e ardhshme. Ne i shprehim falënderim publik Shtabit komunal të krizave për bashkëpunimin”, shtoi Rushiti. rz/ls/