Google lanson edhe tabletin Nexus 10?

0
35

Javën e kaluar, Google ka lansuar tabletin e saj të parë Android, modelin Google Nexus 7, i cili do të prodhohet nga Asus, ndërsa kjo është pajisja e parë e cila mbështetet nga versioni më i ri i sistemit operativ Android, 4.1 Jelly Bean.

Tani, sipas Digitimes thuhet se Google është duke punuar në versionin e ri të tabletit të saj me Android-in e ri, Jelly Bean, ndërsa risia në këtë model do të jetë madhësia e ekranit i cili do të vijë me një diagonale prej 10 inç, dhe do të emërtohet Google Nexus 10.

Natyrisht se kjo është vetëm një thashetheme për momentin, mirëpo pritet që Google të lansojë edhe një tablet të ri Nexus, dhe versioni me ekran të ndjeshëm prej 10 inçësh do të dukej si një hap logjik i ndërmarrë nga Google dhe Asus.kohaislame