6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Gëzim Kelmendi i replikon Thaçit

Më të lexuarat

Presidenti i vendit Hashim Thaçi dje ka përkujtuar ditëvdekjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ai në Facebook sot e ka luftën e tij, siç ka thënë, “ kundër perandorisë më të fuqishme të kohës që të depërtonte në zemër të Evropës”, por pa treguar se cila perandori ishte.
Në vazhdim lexoni postimin e presidenti Thaçi për Skënderbeun dhe kundërshtimin për të nga deputeti Kelmendi:

“Si sot, 549 vjet më parë, ndërroi jetë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve.
Heroi ynë kombëtar ishte i pari që realizoi një bashkim politik të shqiptarëve në Besëlidhjen e Lezhës dhe për çerek shekulli ndali perandorinë më të fuqishme të kohës që të depërtonte në zemër të Evropës.

Me luftën e tij të paepur, ai i dëshmoi mbarë botës se edhe një popull i vogël si yni mund t’i bëjë ballë një fuqie të madhe në luftë të drejtë për liri.
Figura e Skënderbeut ka mbajtur të pashuar dashurinë e shqiptarëve për liri dhe orientimin tonë gjeopolitik drejt perëndimit.
Vepra e tij frymëzoi rilindjen tonë kombëtare, qëndresën ndaj pushtuesve, luftën çlirimtare në Kosovë dhe do të na frymëzojë edhe në të ardhmen për konsolidimin e shtetit tonë të pavarur e sovran”, ka shkruar Thaçi.

“I nderuar President Thaçi,
Sot paskeni uruar ditëlindjen e Skënderbeut.
Ajo çka më bëri përshtypje në urimin e juaj është fakti se perandorinë osmane e cilësoni pushtuese.
Është e drejtë edhe e juaja edhe e imja të kemi mendime të ndryshme për perandorinë osmane.
Ju, para disa ditëve ishit në vizitë zyrtare te Presidenti i Republikës së Turqisë Erdogan, ku u pritet me nderimet më të larta shtetërore.

Presidenti Erdogan ka bërë dhe vazhdon të bëj shumë për Kosovën, dhe ky epitet që sot ja dhatë perandorisë osmane, duke e quajtur pushtuese, ju e goditët keq Erdoganin, e goditët keq Turqinë dhe gjithë ata shqiptarë që perandorinë osmane nuk e cilësojnë pushtuese.
Mos harroni se ju jeni President i Kosovës, dhe deklarat e tilla nuk i bëjnë mirë raporteve Kosovë -Turqi.
Ditë më parë ju ishit ndër ata që urdhëruat kthimin e trenit rus mbrapa në serbi ( për hirë të korrektësisë, ju kam cituar si një ndër meritorët).

Por, çka nëse serbia nuk ndalet me kaq?
A do të mundesh të kërkosh ndihmë nga Turqia nëse Serbia kërcënon ushtarakisht Kosovën?
Deri me tani përveç investimit turk në Kosovë mbi 350 milion dollarë, Turqia ka dhuruar autoblinda policore-ushtarake, është duke investuar në shkollimin e pilotëve, policëve dhe oficerëve tanë në vendin e saj.

Është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe vazhdon të loboj për pavarësinë e Kosovës.
Nëse i referohemi termit të juaj ” pushtues” për perandorinë osmane, mos harro se pjesë përbërëse e kësaj perandorie osmane kanë qenë shumë shqiptarë, dhe sipas jush ne i kemi vetpushtuar trevat tona.

Unë dhe shumë qytetarë të Kosovës e dijmë mirë pse e ke uruar ditëlindjen e Skënderbeut, pse po përkulesh para varrezave serbe ku shkruan se janë të vrarë nga “terroristët shqiptarë”.
Por nuk të ka hije, je President i një vendi për të cilin është derdh shumë gjak, dhe mos e shkatërro këtë vend për interesa personale” ka shkruar deputeti Kelmendi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit