4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Fakte shkencore nga Kur’ani i shenjtë

Më të lexuarat

Fakte shkencore, astronomike, matematikore dhe historike nga KURANI I SHENJTË, të cilat Zoti i madhërishëm para 1400 vjetëve ia shpalli Muhamedit as., për të cilat njerëzit në shekullin e 7-të as që kam mundur t’i ëndërrojnë dhe të cilat u vërtetuan tek në shekullin e 20-të.

 

Kapitulli, Vargu

Fjala

Tema

55,19-20; 25,53

Deti

Dy dete me sasi të ndryshme të kripës, etj takohen me njëra tjetrën dhe nuk përzihen. Ato në mes veti kanë një mur ndarës të padukshëm. Një ndër këto vende është Gjibraltari.

24,40

Deti

Në thellësi të detit është errësirë e plotë saqë as dorën tënde nuk do ta shihje. Drita e diellit depërton në ujërat e detit/oqeanit jo më thellë se 200 metra. Mandej atje në thellësi jo vetëm që ka gjallesa, mirëpo ka edhe valë

10,90-92

Faraoni

Paralajmërim: Kufoma e Faraonit u ruajt si shenjë paralajmëruese për brezat e ardhshëm

28,38

Faraoni

Paralajmërim: Hamani, i cili ishte njeri i besueshëm i Faraonit. Ekzistenca e tij u vërtetua nga arkeologë dhe egjiptolog

54,45

Fitorja islame

Parashikim: Islami do të mposhtë apo ngadhënjejë mbi idhujtarinë e arabëve

2,233; 31,14; 46,15

Gjidhënia

Gjidhënia e fëmijës është shumë e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme për të. Ajo duhet të ndodhë dy vjet të plota (2,233). Gjithsej nëna e ushqen fëmijën e vet nga trupi i saj 30 muaj (46,15). Nga kjo kuptohet se shtatzënia më e shkurtër normale është gjashtë muaj

51,47; 55,29+33; 81,15-6

Gjithësia

Gjithësia është përherë në lëvizje përkatësisht zgjerim e ndryshim.

18,18

Gjumi

Rëndësia e lëvizjes së trupit gjatë gjumit, që ai të qarkullohet mjaftueshëm me gjak

57,25

Hekuri

Hekuri zbriti më pas në tokë

22,47; 32,5

Koha

Një ditë tek Allahu i mëshirshëm është e barabartë sa 1000 vjet që llogarisim ne. Se matja e kohës është relative, varësisht ku qëndron, e zbuloi Ainshtajni tek në shekullin 20

36,36

Krijimi në palë/dysh

Allahu fuqiplotë krijoj çdo gjë në palë, pra në dy gjini

10,57, 17,82, 41,44

Kurani ilaç

Kurani nuk është veç udhërrëfyes porse edhe ilaç i shpirtit, të cilin shkenca për fat të keq e mohon, mirëpo ne si mysliman e dimë se sëmundje mjaftë të rënda mund të shërohen veç se me leximin e Kuranit

6,125

Lartësirat

Frymëmarrja jonë vështirësohet sa më tepër që të ngjitemi në një kodër/lartësi, e kështu me radhë…

75,4

Majat e gishtërinjve

Majat e gishtërinjve të çdo njeriu janë të veçanta te çdo njeri në mbarë rruzullin tokësor. Madje edhe tek binjakët njëvezorë

48,27

Meka do çlirohet

Paralajmërim: Që Meka dhe Qabeja do të merret përkatësisht çlirohet nga myslimanët

16,68-69

Mjalti

Mjalti i bletës është një ilaç dhe të cilin e bën vetëm bleta femër

16,8

Mjetet transportuese

Paralajmërim: Që do të ketë mjete moderne transporti, si aeroplani, treni, etj

89,6-8

Ndëshkimi i Allahut tL.

Qyteti arab Iram, i popullit Ad, tek të cili ishte dërguar Hudi as., i cili u shkatërrua në mënyrë ndëshkuese nga Zoti i madhërishëm është zbuluar nga arkeologët

34,15-17

Ndëshkimi i Allahut tL.

Përmbytja e popullit të Shebës nga vërshimi i madh, është vërtetuar nga arkeologët

32,8; 53,45-46; 75,36-37; 76,2; 86,5-7

Njeriu

Njeriu i krijuar nga sperma e mashkullit. Se me çfarë shpejtësie ajo hidhet. Nga sperma e mashkullit varet pra gjinia e fëmijës e jo nga femra (32,8; 53,45-46).

Për fat të keq edhe tek ne shqiptarët shumë gra janë lëshuar në mënyrë shumë të padrejtë, madje edhe deri në ditë e sotit, dhe veç pse nuk kanë lindur djem!

22,5; 23,12-14; 32,9; 39,6

Njeriu

Si krijohet njeriu në mitrën/barkun e nënës, në tri faza/errësira. Fillimisht krijohet mishi, ai bëhet asht e sërish ashti vishet me mish të ri (23,12-14). Pasi që të krijohet embrioni, Allahu i gjithëdijshëm ia jep shpirtin (32,9). Sipas një hadithi shpirti i jepet në 120 ditshin e shtatzënisë.

67,3

Qielli

Zoti i gjithëdijshëm krijoj shtatë qiej. Këtu mund të kuptohen edhe shtatë atmosferët e tokës

2,22; 13,2; 6,101

Qielli

Qielli përkatësisht atmosferët e tokës e mbrojnë tokën nga rreziqet e përhershme që e rrethojnë atë. Ato janë për tokën sikurse një kulm. Zoti i madhërishëm është ai, i Cili i krijoj qiejt pa shtylla të dukshme, krijoj edhe tokën dhe çdo gjë tjetër nga asgjëja, pra pa “brumë” apo lëndë të parë.

Prandaj unë personalisht nuk e përdori kurrë fjalën krijon/krijoj dikush këtë apo atë send, meqë krijimi i takon vetëm Krijuesit, Allahut të gjithëpushtetshëm, i cili krijon pa lëndë të parë. Atij i mjafton pra vetëm të thotë bëhu dhe bëhet. Subhane-Allah! Ndërsa çdo gjë që njerëzit kanë arritur është një bërje e jo krijim, meqë ne për çdo bërje përdorim patjetër një lëndë të parë.

16,66

Qumështi/ Tambli

Qumështin e krijon Allahu i madhërishëm nga ushqimi i përpunuar/jashtëqitja dhe gjaku

27,88

Toka

Toka lëviz sikurse retë nga perëndimi në drejtim të lindjes

30,1-3

Toka

Pika më e ulët e tokës është tek deti i vdekur, atje ku ishin qytetet e shkatërruara Sadumi e Gomorra

Parashikim: Në atë vend ngadhënjyen më pas bizantinët kundër persianëve

78,6-7; 79,30

Toka

Zoti i lartësuar e bëri tokën sikurse një shtrat, kurse kodrat i bëri shtylla të saj

Pamjen e tokës, ashtu siç e njohim ne sot, si e drejtoj Allahu i gjithëpushtetshëm

13,41; 21,44

Toka

Masa apo sasia e tokës në mbarë globin tonë zvogëlohet gradualisht. Dmth. përmes ujërave të deteve e oqeaneve, valët e të cilave ndeshen rregullisht me skajet e saj

27,39-40

Transmetimi i materies/

Komunikimi modern

Paralajmërim: Që do të ketë edhe mjete tjera komunikimi nga një vend i tokës në një tjetër. Froni i mbretëreshës Belkisa iu paraqit Sulejmanit as. sa hap e mbyll sytë.

55,41; 96,15-16

Truri

Pjesa e përparme e trurit të njeriut, përkatësisht balli, është përgjegjës për gënjeshtren/rrenen

53,9 dhe 53,49

Ylli Sirius

Në lidhshmëri me takimin e Muhamedit as. me engjëllin Xhibril në qiell, Krijuesi i madhërishëm betohet në këtë yll. Ky është ylli më ndriçues gjatë natës dhe largësia e tij nga toka është 8,5 vite drite, ndërsa rrotullimi i tij me yllin tjetër më të vogël, që të dytë në formë harkore zgjat 49,9 vjet. Prandaj Sureja 53 quhet Ylli. Fakti mahnitës këtu është lidhshmëria në mes të këtyre 49,9 viteve dhe dy ajeteve/vargjeve të kësaj Sureje, pra atij 49 dhe 9. Subhane Allah!

2,204; 3,7; 26,89; 77,89; 37,84; 50,16+33; 104,7;

Zemra e njeriut

Zemra e njeriut vendos për çdo gjë e jo truri. Në ditët tona është zbuluar e vërtetuar ky fakt. Në të vërtetë zemra përmes një lëngu të veçantë ia dërgon urdhrat trurit i cili tek pastaj i zbaton ato.

Jo më kot Krijuesi bujar shumë herë në Kuran e përmend zemrën tonë si qendrën e qenies sonë dhe jo trurin. Fundja edhe ne shqiptarët e përdorim në këtë mënyrë…

Të gjitha këto fakte të pakontestueshme e vërtetojnë fjalën e Allahut bujar = Kuranin. Jo kot e përsërit i Gjithëdijshmi, ndër të tjera në këto ajete/vargje në Kuran (2,111; 4,82; 6,155; 10,37-38; 17,88) se:

Kurani është 100% fjalë e Tij, pasi që askush pos Tij nuk mund të ketë krijuar apo bërë vargje të tilla. Ky libër i shenjtë nuk përmban asnjë kundërthënie dhe është i bekuar nga Krijuesi i tij dhe i çdo gjëje dhe se atë do ta ruan Ai deri në ditën e gjykimit.

Atëherë pas gjithë kësaj, si guxojmë të i lejojmë vetës ta humbin parajsën/xhenetin e përhershëm dhe ta pasojmë djallin e mallkuar për në ferr/xhehenem (Kuran 7,17). Patjetër se do të ishte më mirë për të gjithë ne që ta pasojmë këtë Kuran të shenjtë, i cili është burimi i njëjtë edhe i thirrjeve për të qenë mysliman të devotshëm dhe se veç si të tillë të vdesim. Duhet ta dimë se Krijuesi i madhërishëm tjetër fe pos ISLAMIT nuk pranon, meqë ajo është e vetmja e plotë dhe e drejtë. Këtëë e thotë Ai shumë herë në Kuran 3,19 & 85; 21,92 dhe 23,52.

Prandaj nuk na mbetet tjetër veç se ta pasojmë rrugën e vetme të shpëtimit dhe praktikimit të fesë së vetme të drejtë, duke

O       besuar dhe adhuruar vetëm një Zot të vetëm, Allahun fuqiplotë, meqë pos Tij tjetër s’ka (shiko edhe në Bibël, Dhiata e vjetër, Urdhri i parë që iu shpall Musait/Moisiut as., Ekzodi/Dalja, 20,3)

O       e falur namazin rregullisht

O       dhënë zeqatin

O       agjëruar ramazanin

O       duke shkuar në haxh, nëse na e lejojnë rrethanat shëndetësore e financiare

O       e kështu me radhë

Dashtë Allahu i madhërishëm e të na udhëzoj e shpie në rrugën e Tij të drejtë dhe të na falë për mëkatet tona, siç thotë në Kuran 53,32

Dhe për fund edhe diçka interesante:

“Armiqtë e mi – ata që nuk më deshën për mbret – sillni këtu dhe vritni para syve të mi”

Kush mund të ketë thënë kështu?

Jezusi/Isai as. sipas Biblës, Dhiata e re, Ungjilli sipas Lukës 19,27

Dhe në anën tjetër Kurani 2,256:  „Në fe nuk ka dhunë/detyrim“

Dashtë Allahu i madhërishëm që të na bëjë prej atyre, që përfitojmë shumë prej informatave të tilla jetike. Prandaj, lutja ime është që këto informata të shpërndahen sa më shumë që të jetë e mundur më tutje, duken u munduar që sa më shumë njerëz të jetë e mundur ta shohin dhe pasojnë dritën e shpëtimit të Allahut. Fundja këtë e kemi obligim, meqë për këtë Allahu bujar na urdhëron në Kuran 2,159.

Këto fakte mund t’i mohoj vetëm ai i cili është siç e përshkruan Allahu i lartësuar në Kuran 7,179 në këtë formë:

“Na kemi krijuar, me të vërtetë, shumë xhind dhe njerëz për xhehennem: ata kanë zemra (mend) me të cilat nuk kuptojnë, kanë sy me të cilët nuk shohin, kanë veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si shtazë, madje, edhe më të zi. Ata janë të pakujdesshëm.”

Për mrekullitë e Kuranit mund të shikohen edhe disa videodokumentarë këtu:

http://www.harunyahya.com/albanian/al.m_video_index.php

Si dhe të lexohen në anglisht, mendime të shkencëtarëve të ndryshëm për Kuranin, i cili i ka mahnitur ata:

http://www.islamic-awareness.org/Quran/Science/scientists.html

Paqja, bekimi dhe mëshira e Allahut të lartësuar qoftë me juve!

 

 

Burim Sogojeva, Gjermani, 27.11.2010

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit