Facebook fundoset në 10 vite

0
46

Eben Moglen, docent ligji në Columbia University, prezantoi në Berlin atë që sipas tij do të cojë në fundin e Facebook: “Freedom Box”, i njoftuar si një “social network” në të cilin për herë të parë marrin zgjidhje problemet që lidhen me ruajtjen e privatësisë.

Kjo “kuti lirie” është në gjendje të lidhë përdoruesit mes tyre, pas pasur nevojë për ndërmjetësime, sikurse ndodh me Facebook. Do të jetë një lloj modemi i lidhur me telefonin dhe kompjuterin në të cilin informacionet e të dhënat që dërgohen qëndrojnë të kriptuara, pra që nuk mund të dëshifrohen. Sipas Moglen, shpikja e tij mund të dalë për përdorim masiv në SHBA në fundin e këtij viti. Në një intervistë dhënë për median, Moglen ka vendosur gishtin kundër Facebook-ut dhe krijuesit të tij: “Faji është i njerëzve si Zuckerberg, themeluesi i Facebook. Unë parashikoj shkërmoqjen e Facebook-ut.
Njerëzit po rebelohen nga shfrytëzimi dhe nga komercializimi i të dhënave dhe informacioneve personale. Kur të jetë e mundur për të zgjedhur, njerëzit do ta dërgojnë arrogantin Zuckerberg në atë vendin… “./koha/kohaislame