Erdogan, Macronit: “Do të kesh një problem shumë të madh me mua personalisht”

0
186

Presidenti i Turqisë Erdogan i është kthyer ashpër homologut të tij francez duke i thënë se do të kishte probleme të mëdha me të personalisht.

Përgjigja e presidentit francez erdhi pas deklaratave të Macronit në ishullin e Korsikës pas takimit me kryeministrin grek Mitsotakis, se ai nuk kishte ndonjë problem me popullin turk, por me Erdoganin, raporton abcnews.al.

“S’dua t’ja përmend emrin, por më duhet ta bëj sepse ai është shumë i angazhuar duke u marrë me mua personalisht. Ai tha se s’ka problem me popullin turk, por me mua, atëhere i them: Z.Macron, do të kesh një problem shumë të madh me mua personalisht“, u shpreh Erdogan gjatë një aktiviteti për përkujtimin e grushtit të përgjakshëm të shtetit në 1980.

“Ju jeni ata që keni vrarë me miliona në Afrikë dhe sidomos në Algjeri. Ne gjithnjë e kemi ndihmuar Afrikën, sëfundmi kemi dërguar ndihma për koronavirusin, po ju çfarë keni bërë?“, shprehet Erdogan.