16.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Erdoğan: Luftojmë kundër FETO-s edhe për sigurinë e miqve dhe vëllezërve tanë

Më të lexuarat

Presidenti Erdoğan dhe Presidenti i Kazakistanit, Nazarbayev, pasi kanë kryer një takim kokë më kokë në rezidencën presidenciale Akorda kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp

ASTANA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në konferencën me homologun e Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, ka deklaruar se “Ne si vend luftën kundër FETO-s nuk e kryejmë vetëm për veten tonë, por në të njëjtën kohë edhe për sigurinë e miqve dhe vëllezërve tanë. Duke bashkëpunuar shpresojmë që do ta eliminojmë këtë bandë e cila përbën kërcënim për sigurinë e dy vendeve tona. Në periudhat në vijim do të forcojmë edhe më shumë bashkëpunimin tonë në luftën kundër organizatave terroriste si DEASH, FETO dhe Al Kaeda”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan dhe Presidenti i Kazakistanit, Nazarbayev, pasi kanë kryer një takim kokë më kokë në rezidencën presidenciale Akorda dhe pas takimeve mes delegacioneve, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.

Duke shpjeguar se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kazakistanit u vendosën në nivelin e partnerit strategjik në vitin 2009 dhe se kanë arritur në një mekanizëm institucional me themelimin e Këshillit për Bashkëpunim Strategjik të Nivelit të Lartë në vitin 2012, Erdoğan ka bërë të ditur se takimi i parë është zhvilluar në vitin 2012 në Turqi dhe i dyti në Kazakistan në vitin 2015.

Ndërsa duke theksuar se Turqia më 15 korrik 2016 ka kapërcyer një situatë të rrezikshme, Erdoğan është shprehur: “Tentativa tradhtare për grusht shteti e organizatës terroriste FETO ka patur në objektiv rendin demokratik kushtetues të vendit tonë dhe është penguar me qëndrimin e popullit tonë i cili e mbrojti duke sakrifikuar jetën. Gjatë kësaj(tentative) kemi dhënë 250 dëshmorë nga qytetarët tanë dhe 2.193 të tjerë veteranë. Vazhdon me vendosmëri lufta jonë kundër kësaj strukture të errët e cila nuk heziton të derdhë gjak për interesat e saj. Ne si vend luftën kundër FETO-s nuk e kryejmë vetëm për veten tonë, por në të njëjtën kohë edhe për sigurinë e miqve dhe vëllezërve tanë.”

Më tej presidenti i Turqisë është shprehur se Kazakistani ka ndërmarrë një sërë suksesesh ndërkombëtare dhe ka shtuar se “Bisedimet e paqes për Sirinë aktualisht zhvillohen në Astana. Ashtu si edhe drejtuesit qeveritarë kanë njoftuar më parë këto bisedime do të kryhen më 14 shtatorë këtu.”

Pasi ka theksuar se Kazakistani është vendi i parë i Azisë në Mesme që është zgjedhur si anëtar i përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Erdoğan tha se “Të gjitha këto zhvillime tregojnë rëndësinë rajonale dhe globale në rritje të Kazakistanit. Këto arritje të Kazakistanit na gëzojnë pa masë.”

Ndër të tjera bëhet e ditur se para konferencës për shtyp në praninë e dy presidentëve janë nënshkruar disa protokolle dhe memorandume mirëkuptimi mes dy vendeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit