4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Erdoğan: “15 korriku” na ka dhënë mësime të rëndësishme

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka marrë pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Shërbimeve Sociale të Turqisë (SGK) i cili ka marrë emrin Erol Olçok, që ra dëshmorë gjatë tentativës së FETÖ-s për grusht shteti, raporton Anadolu Agency (AA).

“Gjëma e 15 korrikut na ka dhënë shumë mësime neve si shtet dhe si popull. Para çdo gjëje 15 korriku iu tregoi të gjithëve se një puç ushtarak nuk mund të bëhet më në mënyrë të lehtë dhe pa marrë parasysh popullin e këtij vend”, ka thënë Presidenti Erdoğan.

Në vijim të fjalës së tij Presidenti Erdoğan tha: “Fetoshët të cilët kujtuan se duke hedhur 3-5 plumba, 3-5 bomba, duke nxjerrë tanket kundër popullit dhe duke dërguar helikopterët dhe avionët mbi ta, do të merrnin sheshet, por atë natë pamë që një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit