13.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Erdoğan: Nuk do të lejojmë krijimin e një shteti në veri të Sirisë

Më të lexuarat

Erdoğan deklaroi sot në Stamboll se Turqia dëshiron që të pastrojë nga terrorizmi rajonin në veri të Sirisë dhe se në atë rajon nuk do të lejojë formimin e çfarë do shteti

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan deklaroi sot në Stamboll se Turqia dëshiron që të pastrojë nga terrorizmi rajonin në veri të Sirisë dhe se në atë rajon nuk do të lejojë formimin e çfarë do shteti, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në Stamboll mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Zyrës Turke Tregtisë së Jashtme (DEIK), ku ka folur për zhvillimet aktuale në Turqi dhe në rajon.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian (BE) u zotua nga 1 korriku për të siguruar tre miliardë euro për të ndihmuar refugjatët sirianë në Turqi, megjithatë, tha se deri më tani kanë arritur vetëm 677 milionë dollarë.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për paratë që hyjnë në buxhetin turk, por për fonde të cilat do të përcillen direkt me organizatat bamirëse.

“Ku janë tre miliardë euro të cilat i premtuan? Nuk ka. Përveç kësaj, buxhetet dhe PBB-të e këtyre vendeve janë shumë më të larta se sa tek ne. Pse nuk vijnë? Për shkak se ata nuk kanë shqetësime të tilla. Për ta nuk ka asnjë shqetësim për njerëzimin, nuk kujdesen për viktimat dhe të shtypurit. Turqia është ajo që kujdeset për ta”, tha Erdoğan.

Ai rikujtoi se vendi i tij deri më tani për nevojat e refugjatëve ka ndarë 20 miliardë dollarë, dhe theksoi se kjo nuk është një shifër e vogël.

“Ku është Perëndimi? Ku është ai Perëndimi i pasur? Ku është shqetësimi në lidhje me të drejtat e njeriut? Kur një kafshë kërcënohet nga nafta e ngritni botën në këmbë.

Në Mesdhe, në vitin 2016 humbën jetën afro gjashtë mijë njerëz. A jeni të shqetësuar për këtë? Zyra për Refugjatët lëshoi një deklaratë. Çfarë ka nga kjo? Cilat janë masat e marra? Nuk ka!”, tha Erdoğan.

Më tej presidenti Erdoğan foli për situatën në veri të Sirisë dhe tha se Turqia që nga fillimi thekson se këtu dëshiron një rajon të pastruar nga terrorizmi.

“Këtë po e kërkojmë që nga fillimi. Nëse këtë nuk e bëjmë, Gaziantep gjithmonë është në rrezik, Kilis dhe Sanliurfa gjithashtu. Por, cili është qëllimi i tyre i vërtetë? Të formojnë shtet në veri të Sirisë. Le të dihet, nuk do të lejojmë krijimin e një shteti të tillë”, porositi presidenti i Turqisë, Erdoğan.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit