10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Edhe Venezuela dëbon ambasadorin izraelit, ndalon produktet ushqimore nga Izraeli

Më të lexuarat

Vijon të përshkallëzohet tensioni që pasoi zhvendosjen e ambasadës amerikane në Izrael, nga Tel Avivi në Jeruzalem. Kështu më tepër se 60 palestinezë janë vrarë, ndërsa rreth 3 mijë të tjerë janë plagosur, në përleshje me forcat izraelite, çka ka sjellë edhe reagimin e shumë shteteve të tjera.

Ndër ta edhe Venezuela, e cila mori vendim për ta dëbuar ambasadorin e izraelit ne vend. Përveç dëbimit, Ministria e Jashtme e Venezuelës ka njoftuar se që nga data 19 maj do t’i ndalojë prodhimet ushqimore izraelite që të hyjnë në Venezuelë dhe këtë si shenje mbështetje për palestinezet e vrarë në Gaza.

Sanksionet nga ana e Venezuelës që janë publikuar në faqen e internetit të qeverisë, përfshijnë ndalimet për mishin, peshkun, produktet e qumështit si dhe pemët, perimet dhe shume produkte te terja.

Deri tani, shtetet si, Turqia, Katari, Afrika e Jugut, Kuvajti, Venezuela, Jordania kanë dëbuar ambasadoret izraelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit