7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

E pësoi për shkak të paranojës izralite, lirohet nga arresti berberi Ergys Faslia

Më të lexuarat

Është liruar nga “arresti me burg”, fiks një vit pas arrestimit, Ergys Faslia nga Shkodra, i cili së bashku me disa, po ashtu me status “besimtari” si ai, u ndalua në një operacion të forcave speciale përpara ndeshjes Shqipëri-Izrael që duhej të zhvillohej në Shkodër, por që u zhvendos në “Elbasan Arena”.

Ata u arrestuan me dyshimin se po përgatisnin akte terroriste ndaj skuadrës së Izraelit.

Por ja që pas një viti, ndaj tij nuk është gjetur asnjë provë për akuzën që e çoi nga berberhania në burg. Lirimi i tij ndodh ndërsa ish-ministri i Rendit Saimir Tahiri, në kohën e të cilit Faslia është arrestuar, poi i shpëton burgut me arsyetimin jurudik të “mungesës së provave”.

Sipas pretendimeve të strukturave që e çuan pas hekurave, Falsia dyshohej se ishte i lidhur me ISIS-in, e për këtë shkak kishin vënë në shënjestër çunat e Izraelit, por deri më tani nuk ka asnjë precedent që grupimi famëkeq i vetëemërtuar shtet islamik të ketë sulmuar ndonjëherë izralitët apo Izraelin, në çfarëdo rrethane. Madje ky fakt ushqen dhe teoritë konsiprative që thonë se ISIS është në thelb sajesë anti-islame për interesat hebreje në rajon. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit