22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

“The Telegraph”: Trump mendon se Islami bie në kundërshtim me Perëndimin, xhamitë në Britani dëshmojnë të kundërtën

Më të lexuarat

The Telegraph i ka kushtuar një shkrim fushatës “Vizito xhaminë time” të ndërrmarë së fundi në Britani, ku shumë njerëz të besimeve të ndryshme vizituan faltoret islame për t’u njohur nga afër me besimtarët, praktikat e tyre dhe mesazhet që përcjell besimi që ata ushtronjnë.

Shkrimi vë në duke situatën e vështirë që po kalojnë sot muslimanët, sidomos në Perëndim, kur ndaj tyre është shtuar gjuha kërcënuese veç asaj paragjykuese. “Në këtë atmosferë helmuese, frike dhe dyshimi, mund të kuptohet se muslimanët duhen të tjetërsohen në diçka tjetër për të mbijetuar. Por kjo do të nënkuptohej si dorëzim ndaj islamofobëve. Përkundrazi, muslimanët duhet t’ia kujtojnë vetes se ata e arrijnë pozitën më të lartë atëherë kur e ndajnë besimin e tyre dhe i mirëpresin të tjerët në shtëpitë e tyre”, thuhet në shkrimin e The Telegraph.

“Për këtë arsye, të dielën që shkoi mbi 150 xhami në Britani u përfshinë në fushatën ‘Vizito xhaminë Time’. Xhamitë mirëpritën fqinjtë e tyre me çaj, biskota dhe krijuan mundësi për të ndërtuar ura miqësie, për t’u treguar për besimin e tyre më shumë se ç’thonë titujt negativë të mediave. Përkundër ndalesës së emigrantëve nga Trump, kjo fushatë nuk të diskrimonon në bazë të fesë që i takon. Burrat, gratë dhe fëmijët e të gjitha besimeve u mirëpritën.

Muslimanët ishin shumë entuziastë për t’i ftuar fqinjët e tyre dhe për të ndarë me ta histori personale. Xhamia është një vend adhurimi për ata që praktikojnë besimin islam, ku kryhet rituali i faljes 5 herë në ditë, udhëhequr nga një imam (lider shpirtëror). Xhamia e parë në ishull thuhet të jetë ndërtuar në Liverpool, në vitin 1887 nga anglezi Abdullah Qulliam. Për të, xhamia nuk ishte vetëm një vend adhurimi, por dhe një pikë kthese shpirtërore, që kishtë si qëllim të shërbyerit ndaj komuniteteve lokale, pa marrë parasysh besimin apo rrethit shoqëror.

Sot shumë xhami përpiqen të jetojnë në po këtë traditë islame dhe britanike njëherësh. Shumë xhami u shërbejnë lagjeve dhe qyteteve të tyre, u ndihmojnë njerëzve të të gjitha besimeve, me projekte të ndryshme bamirësie, me aktivitete pastrimi të rrugëve, me mbledhje të fondeve e shumë aktivitete tjera. Për shembull, Xhamia Khizra në Manchester iu sigurinon ushqim mujor 7 familjeve lokale, ndërsa xhamia në Leicester së fundi ka mbledhur 20,000 paund në vetëm 3 javë për një skaner të ri për spitalin e Glenfield-it. Gjithashtu, edhe muslimanët në xhaminë e Londrës lindore dhuruan 10 tonë ushqim për të pastrehët Krishtlindjen e kaluar.

Vizioni i Donald Trump thotë se Islami dhe vendet e Perendimit bien në kundërshtim njëra-tjetrën. Por mbi 150 xhami në Britani vërtetuan të kundërtën”, përfundon shkrimi i The Telegraph. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit