Durrës, grabitje me armë në mes të qytetit

0
37

Është grabitur në mes të ditës një pikë këmbimi në qytetin ë Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orën 15.00 në afërsi të vendit  të njohur  si ish-Lulishtja

Nga të dhënat ë marra janë grabitur 40.000 euro në një pikë ku shërbenin 2 vetë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se grabitësit kanë qenë të armatosur dhe se person i grabitur A. Ballanca është qëlluar më qytën ë pistoletës dhe më pas nën kërcënimin e armës i janë grabitur një sasi e madhe parash të cilat llogaritën në 40.000 euro.

Grabitësit janë larguar më pas më shpejtësi nga vendi i ngjarjes më shumën e grabitur nëpërmjet një mjeti qe i priste në afërsi. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka marrë deponimet e personit të grabitur si dhe të dëshmitarëve që janë ndodhur në afërsi të vendit të grabitjes. Mësohet së grabitja është bërë në një kohë të shpejtë dhe së ata kanë qenë më shumë së 2 vetë.

Policia ka mbledhur të dhëna mbi personat e dyshuar se si kanë qenë të veshur si dhe gjurmët e mundshme që kanë lënë në lokal kur kanë hyrë. Policia po heton mbi këtë ngjarje, por ende nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar mbi grabitjen e ndodhur si dhe mbi personat që dyshohet të kenë kryer këtë akt në mes të ditës e në mes të qytetit. /Mark Brunga/shekulli/kohaislame