4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Dobitë e shumta të kërpudhave

Më të lexuarat

Një studim shkencor ka treguar se konsumimi i vetëm 100 gramëve të kërpudhave në ditë për vetëm një javë, ul nivelin e kolesterolit me 12 për qind. Hulumtuesit i ndanë njerëzit në dy grupe, ku njëri prej tyre do të hante kërpudha dhe tjetri rreth 60 g gjalpë në ditë. Kolesteroli në grupin e dytë u rrit në nivelin 14%. Grupi i kontrollit që kishin konsumuar të njëjtën sasi gjalpi në kombinim me 100 g kërpudha, kishin ulur kolesterolin për 4%. Bazuar në këto rezultate, u gjet se kërpudhat janë pastrues të përsosur të gjakut. Por të mirat e kërputhave nuk mbarojnë me kaq. Ato kanë vlera të larta ushqyese dhe përmbajtje të lartë proteinash e natriumi, të ulta në yndyrë të ngopur dhe aspak kolesterol. Kërpithat janë të pasura me fibra distike dhe vitaminave C,B kompleks (acid folik dhe sidomos tiaminë, riboflavin, acid Pantothenic, B6), hekur, zink, mangan, fosfor, kalium, bakër dhe selen. Është mirë që kërpudhat t’i shtoni sa më shumë në recetat tuaja të gatimit sepse ato kanë një sërë vetish të dobishme. Ne po ju prezantojmë për të mirat e kërpudhave dhe ju do të habiteni.

Vetitë e dobishme

Zvogëlojnë nivelin e kolesterolit

Enzimat dhe fibrat që përmban ndihmon në uljen e kolesterolin.

Parandalojnë kancerin e gjirit dhe të prostatës

Bashkërendimi i acidit linoleik dhe beta-glukanit në përmbajtje japin vetinë e aktivitetit antikanceror.

Rregullojnë sheqerin në gjak

Vlera ushqyese si dhe përmbajtja e saj me enzima dhe insulinë ndihmon në uljen e glukozës që përmbajnë ushqime të caktuara.

Përmirësojnë sistemin imunitar.

Ergothionina, një nga antioksidantët natyror më të fuqishëm që përmban kërpudha, mbron kundër radikaleve të lira që ulin mbrojtjen e trupit.

Luftojnë aneminë

Hekuri i përfshirë në kërpudha lufton aneminë.

Zvogëlojnë presionin e gjakut

Arrihet për shkak të përmbajtjes së kaliumit. Përmbajtja e ulët e natriumit dhe e lartë e kaliumit ndihmon në parandalimin e presionit të lartë të gjakut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit