18.3 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Disa porosi nga ky ajet Kuranor – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

﴿ إِنَّ اللَّهَ يَأْمُرُ بِالْعَدْلِ وَالْإِحْسَانِ وَإِيتَاءِ ذِي الْقُرْبَى وَيَنْهَى عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنْكَرِ وَالْبَغْيِ يَعِظُكُمْ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ ﴾ [النحل: 90]

Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’i kujtoni. (En-Nahël: 90).

Do ndalemi pak në këtë ajet Kuranor që të nxjerrim disa porosia edhe disa rregulla nga rregullat e mëdha të Fesë Islame.

Abdullah ibën Mesudi, radijallahu anhu, thotë:

Në Kuran nuk ka ajet më përmbledhës i hallallit dhe haramit, urdhërit e ndalesave se sa ky ajet:

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit,…”. Imam Buhariu në Edebul-Mufred, nr. 489 me sened hasen.

Hasan el-Basriu, Allahu e mësiroftë, pasi kishte lexuar këtë ajet Kuranor, kishte thënë:

Allahu ua ka bërë bashkë krejt të mirat dhe krejt të këqijat në një ajet. Pasha Allahun drejtësia edhe bamirësia nuk kanë lënë asnjë adhurim jashtë tyre, kurse imoraliteti, veprat e shëmtuara edhe dhuna s’kanë lënë asnjë mëkat pa e përmbledhur brenda vete. (el-Hilje, 2/125).

Një: Allahun urdhëron drejtësinë dhe se drejtësia është obligim në çdo fjaë e vepër dhe në të gjitha çeshtjet tona.

Shejh Sadiu, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Drejtësia për të cilën Allahu urdhëron përfshin drejtësin në raport me detyrimet ndaj Zotit dhe drejtësin në raport me krijesat. Drejtësia është plotësim i të drejtave dhe detyrimeve. Njeriu duhet të zbatojë urdhëresat e Zotit në lidhje me detyrimet pasurore, trupore edhe ato të gërshetuarat, qoftë në lidhje me përgjegjësitë ndaj Zotit, qoftë në lidhje me përgjegjësitë ndaj krijesave. Besimtari duhet ti trajtojë të gjitha krijesat me drejtësi të plotë. Çdo përgjegjës duhet ti plotësojë detyrimet e tija, qoftë si krzetar shteti, qoftë si gjykatës, apo zëvendës i halifes apo zëvendës i gjykatësit”.

Dy: Drejtësia nuk njifet me pasion e hamendësim, por nga ajo që na urdhëron Allahu në Kuranin Fisnik edhe Pejgamberi, , në sunetin e tij.

Shejh Sadiu, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Drejtësia është ajo që Allahu ua ka përshkruar njerëzve në Libri e Tij dhe nëpërmjet gjuhës së Pejgamberit të Tij dhe i ka urdhëruar ta ndjekin atë rrugë”.

Tre: Allahu përveç drejtësisë urdhëron edhe diçka që është shtesë, e ajo është bamirësia.

Shejh Sadiu, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Bamirësi është virtyt i lartë  dhe vepër e pëlqyeshme, sepse i bën dobi njerëzve me pasuri, fizikisht edhe me dituri, por edhe me mënyra tjera të dobisë. Madje në këtë pjesë futet edhe bamirësia ndaj kafshëve të cilave u hahet mishi por edhe kafshëve të egra”.

Katër: E potencon obligimin që kemi ndaj farefisit edhe pse kur flet për bamirësin i kaplon edhe ata si kategori. Pse kjo?

 Shejh Sadiu, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Allahu e veçon farefisin me bamirësi edhe pse nënkuptohet edhe në pjesën e parë, për ta potencuar detyrimin që kemi ndaj tyre, se na obligohet kujdesi për lidhjen farefisnore dhe se duhet tu japim rëndësi këtyre gjërave.

Në këtë pjesë të ajetit futen të gjithë të afërmit, edhe ata që i kemi më të afërt edhe ata që i kemi më të largët, por sa ë i afër që i kemi, detyrat tona ndaj tyre bëhet edhe më të mëdha”.

Pesë: Allahu i madhërishëm i ndalon të gjitha mëkatet e mëdha edhe veprat imorale.

“ndalon imoralitetin”. Imoralitet është çdo mëkat i madh të cilin të gjitha ligjet hyjnore edhe natyre e pastër (fitrati) e kanë vlerësuar si të shëmtuar, siç është shirku, vrasja e tjetrit pa të drejtë, zinaja, vjedhja, vetpëlqimi, mendjemadhësia, nënçmimi i njerëzve, e shumë vepra imorale tjera”.

Gjashtë: Allahu i madhërishëm e ndalon çdo mëkat e gjunah, i vogël qoftë apo i madh, edhe se krejt këto mëkate janë të shëmtuara.

Shejh Sadiu, Allahu e mëshiroftë, thotë:

Në fjalën el-munker, e shëmtuar, poshtërsi, e neveritur, hyn çdo mëkat e gjunah që ka të bëjë me detyrimet tona ndaj Allahut”.

Shtatë: Ndalohet dhuna, agresioni dhe padrejtësia ndaj njerëzve.

Shejh Sadiu, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Me fjalën el-bag’j nënkuptohet çdo agresion ndaj njerëzve, qoftë me gjakderdhje, me marrje të pasurisë apo shkeljen e nderit të tyre”.

Tetë: Krejt kjo është një këshillë dhe përkujtim i cili do na bëjë dobi edhe në dynja edhe në ahiret.

Shejh Sadiu, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Andaj tha: “Ai ju këshillon” me këtë që ka sqaruar në Librin e Tij, me atë që ju urdhëron dhe nga të cilat urdhra ju përfitoni përmirësimin tuaj dhe me atë që ju ndalon nga gjërat të cilat ju sjellin dëm juve.

“Që ju t’i kujtoni” këto këshilla, ti kuptoni edhe ti logjikoni, sepse vetëm atëherë do vepronit sipas atyre porosive dhe do jetonit të lumtur me një lumturi të plotë, ku nuk mbetet vend për vuajtje”.

Përfundim

Shejh Sadiu, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Kështu ky ajet u bë përmbëedhës i të gjitha gjërave të urdhëruara edhe të gjitha gjërave të ndaluara dhe nuk ngelet asnjë gjë pa u futur në te.

Në këtë rregull kthehen të gjitha copëzat.

Çdo çështje që ka të bëjë me drejtësinë, bamirësinë apo ndihmën ndaj farefisit është prej gjërave që i urdhëron Allahu.

Kurse çdo çështje që ka të bëjë me imoralitetin, gjërat e shëmtuara apo dhunën e agresionin, është prej gjërave që i ndalon Allahu i Madhërishëm.

Krejt kjo na tregon se krejt ato që i ka urdhëruar Allahu janë të mira dhe se krejt ato që i ka ndaluar Allahu janë të shëmtuara.

Sipas këtij kriteri i gjykojmë fjalët e njerëzve dhe sipas këtij rregulli vlerësojmë gjendjet e njerëzve.

I bekuar qoftë Allahu i cili në Fjalët e Tija ka udhëzimin edhe shërimin, dritën edhe furkanin”.

Bekir Halimi

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit