5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Çka mund të bëjmë gjatë krizave dhe telasheve që na kanë kapluar si muslimanë

Më të lexuarat

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)

“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)

“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)

Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…

 

Çka mund të bëjmë gjat krizave dhe telasheve

Të nderuar musliman!

Gjendja e muslimanëve dita ditës është duke u vështirësuar, problemet shtohen, krizat renditen një pas një, jetojmë në amulli dhe mjegullira, saqë nuk shohim rrugëdalje e as shpëtim.

Njerëzit kundrejt krizave marin pozicione të ndryshme. Disa u ndihmojnë me vetëdije ose pa te, thellimit të krizave, disa parapëlqejnë pozicionin e tifozit, kurse të paktë janë ata që mundohen të kontribojnë për tu mbrojtur prej tyre ose për t’i larguar.

Shumkushi barën ia hedh tjetrit, duke thënë: unë nuk kam në dorë asgjë dhe çka do që do të bëj unë është shumë e vogël në krahasim me problemin e madh të muslimanëve. Ata thonë: le të mirren me këtë punë hoxhallarët, intelektualët, politikanët, afaristët, kurse ne skemi çka të bëjmë!

Disa të tjerë arsyetohen se kanë mëkate dhe gabime, andaj nuk mund të marrin për sipër ndonjë aktivitet për zgjidhjen e problemeve dhe eliminimin e telasheve.

E ata që dëshirojnë të japin kontributin e tyre për t’i larguar vështirësitë dhe telashet shumë herë e gabojnë rrugën dhe mënyrën e zgjidhjes së problemeve dhe eliminit të krizave.

Duke jetuar muslimanët në këto dilema, u ofrojmë disa veprime që pa dyshim janë kontribut edhe ate shumë i madh, në procesin e ndryshimit të gjendjes së muslimanëve drejt asaj që është më e mirë dhe më e dobishme në dynja dhe ahiret.

All-llahun e lusim për ndihmë dhe përkrahje për zgjimin e muslimanëve nga neglizhenca dhe gjumi i thellë i cili i ka kapluar!

Musliman të nderuar!

All-llahu, subhanehu ve teala, na ka treguar se veprat e mira janë të shumta dhe të llojllojshme, andaj edhe ne si musliman duhet të kemi hise në të gjitha ato vepra, nëse dëshirojmë të bëhemi të dalluar në mejdanin e të mirës, ashtu sikur te tjerët dita ditës bëjnë gara në mejdanin e të keqes.

Prej veprave që mund ti bëjë muslimani, të cilat do të ndihmojnë për ta zbutur krizën, ose për ta eliminuar ate, janë këto që vijojnë:

1- Lutja gjatë natës.

E kemi filluar me këtë vepër për shkak se është vepër shumë e lehtë, nuk do shumë mund dhe ka efekte shumë të mëdha, mirëpo fatkeqësisht, shumica prej nesh e kanë haruar tërësisht ose pjesërisht.

Nëse jemi të paaftë që edhe këtë vepër ta bëjmë, të ngrisim duart në qiell e të lutemi për largimin e telasheve dhe brengave prej muslimanëve, ska dyshim se më të paaftë se ne atëherë nuk ka.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

[ أََعْجَزُ النَّاس مَنْ عَجَزَ عَنْ الدُّعَاءِ] رواه ابن حبان وغيره، وحسنه الألباني .

“Më i paafti është ai që është i paaftë kundrejt lutjes”. (Ibën Hibani, kurse shejh Albani, rahimehull-llah, e ka vlerësuar si hasen).

Shfrytëzoi kohërat e pranimit të lutjes, sikur është koha mes ezanit dhe ikametit, duke qenë në sexhde, para se të japish selamin, në thellësirat e natës, në orën e fundit të ditës së xhuma, etj. Për më gjërësisht shiko librin “Përmbledhje duash”, i botuar nga shtëpia botuese “Nun”.

2- Lufta kundër idhujtarëve.

Kjo luftë nuk është e kufizuar vetëm me armë, por me dorë dhe gjuhë, me pasuri dhe zemër, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

[جَاهِدُوا الْمُشْرِكِينَ بِأَمْوَالِكُمْ وَأَيْدِيكُمْ وَأَلْسِنَتِكُمْ] رواه أبو داود والنسائي والدارمي وأحمد.

“Luftoni idhujtarët me pasurinë, duart dhe gjuhën tuaj”. (Ebu Davudi, sahih).

Lufta me gjuhë, është lufta e davetit me argument dhe fakte, andaj duhet shfrytëzuar të gjitha mundësit e ofruar për tu prezentuar muslimanëve fenë e pastër të All-llahut, ashtu siç ka qenë në kohën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe thyerjen e shumë stereotipeve që janë krijuar për muslimanin e devotshëm. Ska dyshim se në këtë kohë vepra e vetme që vjeljen e fryteve e ka të sigurtë është thirrja në fenë e All-llahut dhe udhëzimi i njerëzve.

3- Shtimi i numrit të muslimanëve.

Ska dyshim se shtimi i numrit të muslimanëve shkakton mllef dhe urrejtje te jobesimtarët. Andaj martesa në kohë, ikja nga mëkatet e ndryshme që pakësojnë numrin e muslimanëve, siç është aborti, apo gjërat tjera dhe veprimi për udhëzimin e njerëzve, të gjiha këto ndihmojnë për shtimin e numrit të muslimanëve.

Idhujtarët dhe jobesimtarët tërë zullumin që ua bëjnë muslimanëve është nga fakti se janë ata besimtarë dhe synojnë që ti largojnë ata nga feja e All-llahut, andaj nëse arrin që tua dështosh planin duke u kapur edhe ma fuqishëm për fenë e Tij dhe duke u mbrojtur nga kurthet e ndryshme që i kanë përgaditur mirë dhe bukur, siç janë lezatitë e ksaj bote dhe epshet, ke arritur fitore kundrejt tyre.

Kurse nga ana tjetër, përmirësimi ynë, i largon vuajtjet dhe denimet, sikur ka ardhur në hadithe:

اللَّهِ أَنَهْلِكُ وَفِينَا الصَّالِحُونَ قَالَ: [ نَعَمْ إِذَا كَثُرَ الْخَبَثُ] رواه البخاري ومسلم .

“A do të shkatërrohemi edhe pse në mesin tonë ka njerëz të mirë?” tha: po, nëse shtohet e keqeja”. (Buhariu dhe Muslimi).

Domethënë, çdo herë që veprojmë për ta pakësuar të keqen dhe për ta shtuar të mirën, veprojmë për ta penguar ardhjen e denimeve të All-llahut, azze ve xhel-le.

Këtë gjë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka treguar edhe më detajisht në disa hadithe:

[ إِذَا ظَهَرَ الزِّنَا وَالرِّبَا فِي قَرْيَة فَقَدْ أَحَلُّوا بِأَنْفُسِهِمْ عَذَاب اللَّه] رواه الحاكم، وصححه.

“Kur të shfaqet zinaja dhe kamata në një vendbanim (në disa transmetime qëndron: në një popull) ata e kanë merituar denimin e All-llahut”. (Hasen, Hakimi).

Gjithashtu ka thënë:

[إِنَّ النَّاسَ إِذَا رَأَوْا الظَّالِمَ فَلَمْ يَأْخُذُوا عَلَى يَدَيْهِ أَوْشَكَ أَنْ يَعُمَّهُمْ اللَّهُ بِعِقَابٍ مِنْهُ] رواه أبو داود والترمذي وابن ماجة وأحمد .

“Nëse njerëzit e shikojnë zullumqarin dhe nuk e ndalin, së shpejti do ti kaplon të gjith ata All-llahu me denim të Tij”. (sahih, Ebu Davudi).

Pra, duke përmirësuar veten dhe tjerët pakësohet unaza e njerëzve të këqinjë dhe më këtë rruhemi nga denimi i All-llahut, tebareke ve teala.

4- Vetëdijisimi i njerëzve dhe demaskimi i mosbesimtarëve.

Muslimanët duhet të jenë syçelë dhe të kuptojnë shumë mirë atë që ndodh rrethepërqark tyre dhe të jetë vigjilent ndaj pretendimeve të mosbesimtarëve, kur mundohen ti mashtrojnë muslimanët me shume tituj shndërritësh.

Në këtë pikë hyn edhe kujdesi për çeshtjen e ummetit islam dhe ngjallja e interesimit te muslimanët për problemet e ummetit islam, pasiqë sikur ka ardhur në disa fjalë të urta: “Kush nuk kujdeset për gjendjen e muslimanëve nuk është prej tyre”.

5- Mbështetju All-llahut dhe mos u trishto.

Trishtimi, ligështimi, plogështia, dobësimi dhe nënshtrimi para iluzioneve dhe imagjinatave të prodhuara nga shtëpitë e mëdha të medias është fillimi i dështimit të vërtetë në fushën e betejës.

Muslimani nuk përhap shpirt defetist dhe disfatues në mesin e njerëzve, por i zgjon, i trimëron, u ngrit moralin dhe i bën krenar.

All-llahu, subhanehu ve teala, dke folur rreth cilësive të munafikëve thotë:

{ لَئِنْ لَمْ يَنْتَهِ الْمُنَافِقُونَ وَالَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ وَالْمُرْجِفُونَ فِي الْمَدِينَةِ لَنُغْرِيَنَّكَ بِهِمْ ثُمَّ لَا يُجَاوِرُونَكَ فِيهَا إِلَّا قَلِيلًا[60]مَلْعُونِينَ أَيْنَمَا ثُقِفُوا أُخِذُوا وَقُتِّلُوا تَقْتِيلًا[61]}[سورة الأحزاب].

“Po nëse hipokritët dhe ata që kanë zemra të sëmura, dhe ata që përhapin gënjeshtra në Medine, nuk ndalen, Ne do të bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të jenë fqinj me ty në të, vetëm një kohë të shkurtër. (Do të jenë) Të mallkuar, kudo që të ndeshen, do të kapen dhe do të mbyten”. (El-Ahzab: 60- 61).

Kurse parrulla e muslimanëve ndër shekuj ka qenë:

{…كَمْ مِنْ فِئَةٍ قَلِيلَةٍ غَلَبَتْ فِئَةً كَثِيرَةً بِإِذْنِ اللَّهِ وَاللَّهُ مَعَ الصَّابِرِينَ [249]}[سورة البقرة] .

“…”Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha”! All-llahu është me durimtarët”. (El-Bekare: 249).

6- Qëndrimi afër dijetarëve.

Muslimanët në çdo rast duhet të qëndrojnë afër dijetarëe, kurse në kohat e krizës ky imperativ vetëm se bëhet edhe më i madh, sepse dituria e tyre e thellë dhe përvoja e tyre e madhe, i bën ata të aftë që ma mirë ta kuptojnë realitetin dhe të japin udhëzime të sakta dhe të shëndosha kundrejt realitetit në të cilin gjinden ata musliman.

Prej fatkeqësive bashkëkohore që i ka kapluar muslimanët është marrja e udhëzimeve dhe këshillave nga njerëz të vegjël dhe anonim për tejkalimin e krizave dhe telasheve, gjë, që vetvetiu e zmadhon edhe më shumë krizën dhe i shton edhe më shumë telashet.

All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë:

{ وَإِذَا جَاءَهُمْ أَمْرٌ مِنَ الْأَمْنِ أَوِ الْخَوْفِ أَذَاعُوا بِهِ وَلَوْ رَدُّوهُ إِلَى الرَّسُولِ وَإِلَى أُولِي الْأَمْرِ مِنْهُمْ لَعَلِمَهُ الَّذِينَ يَسْتَنْبِطُونَهُ مِنْهُمْ…[83]}[سورة النساء] .

“Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë, e sikur t’ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjegjësve të tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur). …”. (En-Nisa: 84).

Bashkimi dhe uniteti krijon forcën, kurse përçarja dhe zenkat krijojnë dobësinë:

{…وَلَا تَنَازَعُوا فَتَفْشَلُوا وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ وَاصْبِرُوا إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ[46]}[سورة الأنفال] .

“Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit”. (El-Enfal: 46).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka mësuar muslimanët se xhemati është fuqi edhe ndaj armikut që nuk shihet, shejtanit, e mos të flasim kundër armikut që shihet, duke thënë:

[مَا مِنْ ثَلَاثَةٍ فِي قَرْيَةٍ وَلَا بَدْوٍ لَا تُقَامُ فِيهِمْ الصَّلَاةُ إِلَّا قَدْ اسْتَحْوَذَ عَلَيْهِمْ الشَّيْطَانُ فَعَلَيْكَ بِالْجَمَاعَةِ فَإِنَّمَا يَأْكُلُ الذِّئْبُ الْقَاصِيَةَ] رواه أبوداود والنسائي وأحمد، وحسنه الألباني .

“Nëse gjindet tre persona në një vend e nuk falin namaz me xhemat, atëherë ata i përthekon shejtani. Andaj kapuni për xhematin, sepse ujku e han delen që ndahet nga tufa”. (Hasen, Ebu Davudi).

7- Përmbajtje e entuziazmit dhe ikja nga veprimet individualiste, sepse dëmi prej tyre është shumë më i madh se dobia e tyre.

Shejh Ibën Uthejmini, rahimehull-llah, ka thënë:

فالعاطفة إذا لم تُضبط بالشرع صارت عاصفة

“Entuziazmi nëse nuk diciplinohet me sherijat bëhet rrëmujë”.

Pastaj sipas udhëzimeve islame njeriu nuk duhet ta kërkon sprovën dhe nuk duhet të hapëron drejt saj:

[سَتَكُونُ فِتَنٌ الْقَاعِدُ فِيهَا خَيْرٌ مِنْ الْقَائِمِ وَالْقَائِمُ فِيهَا خَيْرٌ مِنْ الْمَاشِي وَالْمَاشِي فِيهَا خَيْرٌ مِنْ السَّاعِي وَمَنْ يُشْرِفْ لَهَا تَسْتَشْرِفْهُ وَمَنْ وَجَدَ مَلْجَأً أَوْ مَعَاذًا فَلْيَعُذْ بِهِ] رواه البخاري ومسلم .

“Do të ketë fitne (sprova dhe telashe). Ai që qëndron ulur kundrejt tyre është më i mirë se ai që qëndron në këmbë. Ai që qëndron në këmbë do të jetë më i mirë se ai që ecë drejt tyre, kurse ai që ecë drejt tyre do të jetë më i mirë se ai që nxiton. Ai që i kërkon ato, i gjen, kurse kush gjen strehim ose mbrojtje le të mbrohet”. (Buhariu dhe Muslimi).

8- Mbushe kohën me adhurime.

Mbushja e kohës me adhurime, përmirësimi i vetvetes, lëria e thashethëmeve dhe dezinformatave është sjellja e muslimanit në çdo kohë e sidomos në kohën e telasheve dhe sprovave.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

[الْعِبَادَةُ فِي الْهَرْجِ كَهِجْرَةٍ إِلَيَّ] رواه مسلم .

“Adhurimi në kohën e sprovës ka shpërblim sikur shpërngulja te unë”. (Muslimi).

9- Sadakaja e fshehur.

Sadakaja ka ndikim shumë të çuditshëm në jetën e njeriut.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

[صَنَائِعُ الْمَعْرُوفِ تَقِي مَصَارِعَ الْسُّوءِ، وَصَدَقَةُ الْسِّرِ تُطْفِيءُ غَضَبَ الْرَّبِّ] رواه الطبراني في الكبير، وحسنه الألباني .

“Bërja mirë të ruan nga përfundimi i keq, kurse sadakaja e fshehur e fik hidhërimin e Zotit”. (Hasen, Taberaniu).

Nëse nuk mund të japish sadaka, së paku ndale dorën dhe gjuhën dhe mos u bë njerëzve dëm.

Ebu Dherri, radijall-llahu anhu, ka thënë:

قُلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ أَيُّ الْأَعْمَالِ أَفْضَلُ قَالَ: [الْإِيمَانُ بِاللَّهِ وَالْجِهَادُ فِي سَبِيلِهِ] قَالَ قُلْتُ أَيُّ الرِّقَابِ أَفْضَلُ قَالَ: [أَنْفَسُهَا عِنْدَ أَهْلِهَا وَأَكْثَرُهَا ثَمَنًا] قَالَ قُلْتُ فَإِنْ لَمْ أَفْعَلْ قَالَ: [تُعِينُ صَانِعًا أَوْ تَصْنَعُ لِأَخْرَقَ] قَالَ قُلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ أَرَأَيْتَ إِنْ ضَعُفْتُ عَنْ بَعْضِ الْعَمَلِ قَالَ : [تَكُفُّ شَرَّكَ عَنْ النَّاسِ فَإِنَّهَا صَدَقَةٌ مِنْكَ عَلَى نَفْسِكَ] رواه البخاري ومسلم .

Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i thashë: Cilat vepra janë më të mira? Tha: Besimi në All-llahun dhe lufta në rrugën e Tij. I thashë: cili rob është më i mirë? Ai që është më i çmueshëm te familja e vet dhe që është më i shtrenjtë. I thashë: nëse këto nuk i bëj, çka të bëj? Tha: ndihmoi atij që bën mirë ose atij që nuk dëgjon. I thashë: e nëse nuk mund të bëj asnjë vepër të mirë? Tha: largoje sherrin tënd nga njerëzit, kjo është sadaka prej teje për ty”. (Buhariu dhe Muslimi).

Këto janë disa vepra që mund ti bëjmë dhe me to t’i ndihmojmë vetes dhe tjerëve për ti larguar krizat dhe telashet.

Pra, të gjitha këto vepra janë të lehta dhe askush nuk ka arsye nëse nuk participon në ndonjërën prej këtyre veprave. Mirëpo nëse nuk mundesh të kesh hise në secilën prej këtyre veprave, së paku participo në disa prej tyre, ose në ato që për ty janë më të lehta.

All-llahun e lusim të na bëjë çelës të veprave të mira dhe mbyllës të veprave të këqija, të na jep dije të dobishme dhe vepra të mira. Amin!

Përgaditi: Bekir Halimi/Islam.mk

Publikimi i parë: 11.3.2005

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit