10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Cilët janë elementët bazë të një CV?

Më të lexuarat

Nëse një punëdhënës kërkon të shoh CV tuaj, ai po kërkon për një dokument që provon pse ti je kandidati ideal që ata të investojnë kohën dhe paratë.
Nuk egziston një format universal për CV, por është e rëndësishme që CV juaj të përmbajë këto elemente:

Të dhënat personale– këtu përfshihen emri, adresa, numri i telefonit dhe adresa e e-mailit në mënyrë që çdo punëdhënës të kontaktojë me lehtësi. Informacione si kombësia, mosha dhe kategoria e patentës janë opsionale.
Deklarimi Personal– një paragraf i cili tërheq menjëherë vëmendjen e lexuesit dhe i shtyn ata të mësojnë më shumë për ty. Tregohu i kujdesshëm të mos jepni shumë informacion në këtë pjesë. Përmend aftësitë tuaja më të mira dhe tregoni lidhjen me pozicionin që po aplikoni, për ti treguar punëdhënësit pse ju i plotësoni kërkesat e tyre.

Eksperienca e punës- listo pozicionet e fundit të punës, duke vazhduar në mënyrë kronologjike me të dhënat si emri, vendi, faqja e internetit dhe data/viti i punësimit në kompanitë për të cilat ke punuar. Trego përgjegjësitë dhe arritjet të ndara me pika, në mënyrë që personi që sheh CV të shoh lidhjen e eksperiencës tuaj me pozicionin që ata ofrojnë.

Edukimi- sërish, në rend kronologjik të kundërt, jep të dhënat për kualifikimet akademike dhe profesionale që keni marr. Nëse është hera e parë që po kërkoni punë pasi keni mbaruar studimet, vendosni këto të dhënat para eksperiencës së punës.

Aftësitë– ndër vite ju keni fituar shumë aftësi, disa shumë të rëndësishme, disa ndoshta më pak. Përmend aftësitë bazë kompjuterike apo për programe të tjera që ke mësuar, si dhe gjuhët e huaja duke përcaktuar nivelin e tyre. Aftësi të tilla si aftësitë komunikuese apo menaxhim projekti është mirë të mbështeten me shembuj konkret.

Hobi dhe interesa– përfshirja e tyre është opsionale. Ideja është që me anë të tyre të japësh një tablo më të qartë, madje dhe diçka më personale për të folur gjatë intervistës së punës.

Referencat- nuk është e nevojshme të listosh referencat në CV tuaj, por duhet të përcaktoni që ato janë të përfshira në dosjen tuaj. Nëse është puna e parë e juaja, është një ide e mirë të përmendni tutorët dhe mentorët tuaj. Duhet të keni kujdes të merrni referenca nga njerëz të cilët mendoni se do të japin vlerësime positive për ju dhe të siguroheni që ata janë lehtësisht të kontaktueshëm nga punëdhënësit.

Një format i qartë dhe i thjeshtë- gjithmonë CV juaj nuk duhet të jetë më shumë se dy faqe format A4. Duhet të jetë sa e lehtë dhe e qartë për secilin që lexon CV tuaj, për të gjetur sa me lehtë informacionin që kërkojnë.

Qëllimi i këtij dokumenti nuk është të fitosh punën, por të therrasin për intervistën e punës. Gjithmonë kujtohu se nuk po e shkruan CV për veten tënde por për punëdhënësin. Ndërsa e shkruan, vëje veten në këpucët e tjetrit. Mbaje sa më shkurt, dhe mbi të gjitha, sa më interesante.

Kini kujdes:

– Mos përdorni shumë imazhe apo ngjyra në CV tuaj.
– Mos përdorni paragrafe shumë të gjatë.
– Mos e teproni me shkrimin e theksuar.
– Teksti i nënvizuar duhet të përdoret vetëm për faqe internet.
– Përdorni lloje shkrimi si Times New Roman apo Arial-janë më të lehtë për tu lexuar.
– Shmang përdorimin e shkrimit më të vogël se 11, sepse e vështirëson leximin.

Dhe së fundi……

Kontrolloni për gabime drejtëshkrimore. Çdo gabim është përgjegjësia juaj dhe janë një nga elementët kryesor që punëdhënësit përdorin për të identifikuar kandidatët e dobët./DP

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit