8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Çfarë kanë xharrovitët me Islamin dhe muslimanët?!

Më të lexuarat

Dr. Sedat Islami

 

Arbana Xharra është bërë referencë për luftën kundër Islamit derisa Fahri Xharra me gjasë është duke u përpjekur të bëhet “atlet” i Krishtit duke luftuar me gjuhën dhe lapsin plot helm çdo gjë që është islame.

Arbana, në cilësinë e “ekspertes” dhe referencës për të huajt për dukurinë e ekstremizmit islam në Kosovë, flet për fenomenin e terrorizmit ndërsa nuk ngurron që ta quajë –ndërmjet rreshtave- edhe Islamin si fe e terrorit. Kjo më së miri kuptohet nga “këshilla” e saj që feja islame të mbahet sa më larg institucioneve. Më duket, Arbana është duke u munduar ta justifikojë çmimin që ka marrë nga Ipeshkvi andaj nuk po kursehet nga urrejtja e saj ndaj Islamit dhe muslimanëve.

Ndërsa Fahriu, fillon të flet për Erdoganin por menjëherë kërcen tek historia. Na tregon se po pati mundësi, jo vetëm neve sot, por edhe të parët tanë, do t’i ngjallte dhe ose do t’i bënte të krishterë, ose do t’i vriste.

Këto dëshmojnë se xharrovitët janë duke e prishur klimën fetare, se janë ekstremistë të krishterë dhe se shteti duhet të merret me ta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit