9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Çfarë fliste shejh Albani kur ishte në gjumë?

Më të lexuarat

Djali i Shejh Albanit, Abdul-Latif, tregon për babain e tij:
“… Ai thoshte në gjumë: “Më sillni librin me titull “El-‘ilel. Më sillni librin me këtë dhe këtë titull. Më sillni librin me këtë dhe këtë titull. Më sillni librin me titull “Xherh ue Ta’dil”.
Dhe një herë përderisa ai ishte i gjumshëm, dhe po e lëvizte dorën e tij sikur të ishte duke shkruar, ai tha se dikush do ta “sjellë [librin] Sunen Ebu Davudi dhe problemi do të zgjidhet. ”
Një herë, përderisa ishte në gjumë ai tha: “Më sillni vëllimin e parë të librit “et-Terghib ue-Terhib.” Kështu që unë ia solla. Ai pastaj më tha: “Hape librin,” dhe unë e hapa. Ai tha: “Këtu janë një, dy, tre hadithe. A janë këto përafërsisht të barabarta në gjatësi?”
Kështu, unë thashë: “Jo”. Këtu është njëra në mesin e tyre e cila është më i gjatë”.
Ai tha: ” Vazhdo … “- kjo ndodhte përgjatë gjumit. Ai fliste përderisa ishte në gjumë. Unë pastaj i thash: “Hadithi i tretë është shumë i gjatë.” Ai Më pyeti: “Kush e ka transmetuar atë?” Unë iu përgjigja: “Kështu e kështu.” Pastaj ai tha: “Mjaft. Ktheje librin”.
E gjithë kjo ka ndodhur, kur ai ishte në gjumë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit