16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Billborde gjigande në Çikago për ti njoftuar njerëzit për shaminë

Më të lexuarat

Me billborde që shfaq ngjashmëri mes shamisë së Muslimanëve dhe mbulesës së Virgjëreshës Maria, një grup musliman nga Çikago ka filluar një kampanjë për të informuar njerëzit për shaminë në Illionis.

“Veshja e shamisë është 100% zgjedhja ime. Përndryshe nga besimi i njerëzve, shamia në asnjë mënyrë nuk na shtyp. Në fakt është e kundërta për shkak se shamia simbolizon fuqinë e gruas e aspak inferioritetin” ka thënë Sara Ahmed, vullnetare e Gain Peace.

Në Islami shamia apo hixhabi është obligim si kod i veshjes, jo vetëm simbol që tregon besimin.

Ideja e organizatorëve është për herë të parë që bëhet në këtë vend, që shpresonë të inkurajoj jomyslimanët Amerikan të kontaktojnë organizatën për kuptim sa më të shëndosh se pse gruaja Musliman vesh apo vë shaminë.

Ata edhe përmes kësaj kampanje i njoftojnë njerëzit më mirë edhe mbi Islamin. Ata kanë thënë se deri më tani kanë marrë shumë telefonata, të cilat shumica kanë qenë pozitive./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit