12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Suksesi i futbollistit Salah: Ka ulje drastike të urrejtjes në Premier Ligë

Më të lexuarat

Suksesi i futbollistit Musliman të Liverpoolit, Muhamed Salah ka bërë që urrejtja dhe krimet e racizmit të ulen ndjeshëm në Premier Ligën, thuhet në një raport.

“Kjo është hera e parë që unë kam parë një vlerësim kaq të bollshëm, të hapur dhe pozitiv që përfshin fenë”, tha Piara Powar, drejtore ekzekutive e Futbolli Kundër Racizmit në Evropë (Fare) për Washington Post.

Sipas statistikave të mbajtura nga Rrjeti FARE, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Londër që studion diskriminimin në futboll, tifozët britanikë janë me famë për dhunën që ata bëjnë.
Ai analizoi 1,378 ndeshje futbolli gjatë stinorit 2015-16 dhe 2016-17 dhe regjistroi 539 incidente të natyrës raciste, antisemite, nacionaliste dhe islamofobike, sipas raporteve mujore të grupit. Tifozët britanikë ishin përgjegjës për 59 prej këtyre incidenteve, më shumë se çdo vend tjetër.

Pasi Salah erdhi në Liverpool, gjërat ndryshuan për tifozët britanikë të futbollit.

Fancat e Liverpoolit e kanë marrë me shumë dashuri ardhjen e tij duke quajtur “Mbreti i Egjiptit”.

“E kemi sjellë djalin ngaRoma dhe ai shënon në çdo ndeshje. Ai është Egjiptian dhe është i shkëlqyeshëm dhe emri i tij është Muhamed.” u shpreh një nga tifozët.

Ata gjatë një udhëtimi në Portugali po këndojnë një këngë të viteve 90ta “Good Enough” nga Dodgy duke recituar: “Nëse ai shënon përsëri, atëherë unë do të jem gjithashtu Musliman”.

“Lojtarët e mirë thyejnë barriera. Salah po luan mirë, kjo gëzon tifozët dhe ata pa problem e pranojnë etnin e tij dhe fenë e tij që ndoshta se kishin dikur” u shpreh Piara./KohaIslame.com/

Lojtari afrikan i vitit është një Musliman i devotshëm dhe gati të gjitha golat e tij i feston duke bërë sexhde.

Ai gjithashtu ka me vete gjithnjë nga një kopje të Kuranit të Shenjtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit