9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Bananet e bllokuara në Durrës, shpërthen aktori: I hanë fëmijët, o maskarenj

Më të lexuarat

Aktori i njohur Marin Orhanasi ka shpërthyer në kritika ndaj autoriteteve shqiptare, pasi në Durrës janë kapur disa ton banane.

Orhanasi thotë se bananet kanë hyrë deri tani në treg dhe kanë shkatërruar shëndetin e njerëzve, sidomos të njerëzve.

Statusi:

Gati 42 ton banane që u hyfshin nga poshtë e u dalshin në ballë. Po na i hanë fëmijët o maskarenj. Ilaçe ju bofshin juve se tek fëmijët nuk mallkoj dot. Madje as ilaçe mos gjetshi o legena. E kushedi se c gjëra të tjera kemi ngrënë e na kanë ngrënë fëmijët.

Dikush më tha që s’kanë ç’ti bëjnë bananes është natyrale. Natyralja leshit. Nga ta dimë ne se ç’bëhet andej?!🤷‍♂️. Kështu thanë për bukën, doli me miell kali, frutat, zarzavatet (me pesticide në maksimum), kështu thanë për të gjithë produktet që ne i konsideronim bio, por dolën të gjithë me helme. Mishi në shumë raste gjithashtu. Se paskan c t’i bëjnë bananes!!! Këtu është bërë fleta sallatës jeshile sa një tendë dyqani, s‘paskan ç’ti bëjnë bananes!!! Edhe nëse është kapje për shkak të konkurrencës, akoma më keq.

ps: kush ka për të sharë e mallkuar le ta hapë krahun në çfarë do lloj gjuhë e zhanri. Nuk është se do gjejmë shumë ngushëllim por të paktën do shfryhemi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit