5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Autorja britanike: Ja çfarë i shtyn femrat muslimane drejt selefizmit!

Më të lexuarat

Dr. Anabel Inge ka shkruar studimin e parë të detajuar mbi gratë britanike që ndjekin selefizmin, një interpretim konservator i Islamit, i cili po rritet në mënyrë të shpejtë në Britani.

Libri i saj The Making of a Salafi Muslim Woman: Paths to Conversion (Formimi i një gruaje muslimane selefije: rruga drejt konvertimit), sapo është publikuar nga Oxford Unversity Press dhe bazohet në dy vite e gjysëm punë kërkimore në terren, ku kanë marrë pjesë me qindra gra selefije nga Londra. Ajo arriti të ketë një akses të pa parë në brendësi të këtij komuniteti për të eksloruar si dhe pse kaq shumë të femra të reja britanike – me prejardhje muslimane dhe jo muslimane – po përqafojnë selefizmit. Ajo i paraqiti gjetjet e saj në një intervistë për The Muslim Institute London të cilën po jua sjellim të plotë.

Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje nga gjetjet e studimit tuaj?

Që pas 11 Shtatorit është shkruar dhe komentuar shumë rreth grave selefije – megjithatë, zëri i tyre ka munguar pothuajse tërësisht. Prandaj, e prisja që të kishte disa surpriza kur fola me këto gra. Dhe më duhet të them se dallimi midis portretizimit që u bëhet në publik dhe realitetit ishte befasues.

Kopertina e librit “The Making of a Salafi Muslim Woman: Paths to Conversion”, Oxford University Press.

Shpeshherë, ka një supozim se selefijtë janë emigrantë pa ndonjë lidhje të fortë me Britaninë – e ndoshta edhe me njëfarë dëshirë për t’i bërë keq vendit. Gjithashtu, edhe ekziston edhe ideja se gratë janë të detyruara të vënë shami dhe se izolohen nga familjarët e tyre meshkuj. Në fakt, ajo që zbulova ishte se shumica dërrmuese e grave selefije që takova ishin të lindura në Britani ose kishin ardhur në një moshë fare të re. Ato e kanë anglishten gjuhë amëtare dhe kanë një edukim relativisht të lartë. Ato gjithashtu i përmbahen një interpretim fetar strikt, jo të dhunshëm, që e kundërshton fort ISIS-in dhe terrorizmin dhe që u kërkon atyre t’i bindjen ligjeve të vendit ku jetojnë.

Nuk pata mundësinë të gjëja qoftë një femër të vetme që ishte e detyruar të vinte nikabin. Përkundrazi, këto gra e kanë zgjedhur vetë, përkundër dëshirës së familjeve të tyre, të cilat në shumicën e rasteve ishin famlije muslimane më pak konservatore. Shumë prej këtyre femrave janë përballur me presione nga të afërmit e tyre që u kanë kërkuar ta heqin mbulesën e fytyrës. Ndërsa disa nga ato e pranuan se e vënë fshehtas nga frika e reagimit të prindërve të tyre.

Po pse këmbëngulin kaq shumë? Për to, pranimi I selefizmit ishte rezultat i viteve të tëra hulumtimi për “Islamin e pastër”, i zhveshur nga shtesat kulturore. Në një Britani multi-fetare dhe liberale, selefizmi u jep këtyre grave një ndjenjë sigurie fetare dhe morale, e cila sipas tyre është e bazuar në tekstet e shenjta. Shumë prej tyre pohojnë se selefizmi u ka dhënë një “paqe të brendshme.”

Pasi shkruat një artikull tek The Independent, ju u sulmuat me anë të komenteve në rrjetet sociale nga dy palë të kundërta. Pala e parë që thoshte se puna juaj po shërben për të justifikuar ekstremizmin musliman, ndërsa pala tjetër ju akuzonte se po përforconit stereotipet orientaliste rreth Islamit si një ideologji estremiste dhe mizogjeniste. Si do ti përgjigjeshit akuzave të tilla?

Marrja e kritikave nga dy palë të kundërta shpeshherë i bën akademikët të mendojnë se ia kanë qelluar dhe se e kanë ruajtur balancen si duhet! Por së pari t’i shohim këto në kontekst: ata që më sulmuan duke më akuzuar si apologjete e ekstremizmit është e qartë se nuk e kanë lexuar librin tim; dhe vetëm në nja dy komente në Twitter jam akuzuara si orientaliste (e as ata nuk e kanë lexuar librin). Selefizmi është një temë që nxit shumë kundërthënie e që hap debate të nxehta duke nxitur reagime emocionale. Kështu që i prisja këto lloj reagimesh nga një pakicë njerëzish.

Qëllimi im si studjuese ishte të shkoja në terren pa patur asnjë hipotezë paraprake për të testuar, por drejtohesha nga ato që vëzhgoja dhe ato çfarë më thoshin gratë selefije – por kuptohet duke mbetur akademikisht kritike. Jam kujdesur që hulumtimin tim ta bëja me ndjeshmëri, në përputhje me linja kërkimore etike strikte.

Puna ime mbulon disa nga aspektet më pak të pëlqyeshme të grupeve selefite. Domethënë, faktin se një pakicë predikuesish u mësojnë njerëzve që duhet të ndahen nga jobesimtarët  e të mos zënë miqësi me ta. Por gjithashtu kam theksuar se këto kufizime janë fleksibël në praktikë – shumë selefij kanë miq të ngushtë jomuslimanë. Kam theksuar gjithashtu se në pothuajse dy vjet e gjysëm hulumtime, nuk kam takuar asnjë mbështetës të drejpërdrejtë apo të tërthortë të “xhihadizmit” apo terrorizmit – por vetëm kundërshtim ta fortë. Kjo e hedh poshtë narrativen që ka qarkulluar rreth selefijve dhe që është pranuar gjerësisht pas 11 Shtatorit.

Një pakicë njerëzish më kanë akuzuar se kam nxitur stereotike ndaj Islamit si mizogjenist vetëm pse kam shpjeguar disa nga bindjet e selefijve, pa i dënuar ato si shtrembërim të Islamit. Por si studjuese e shkencave sociale dhe jomuslimane që jam, ky nuk është roli im. Kurrë nuk kam sugjeruar se selefizmi apo ndonjë grup tjetër, përfaqëson “Islamin e vërtetë. Ua lë muslimanëve që ta përcaktojnë këtë. Por ky është një grup që po rritet shpejt në Britani, duke tërhequr një numër gjithnjë e më të madh femrash të reja, të cilat zgjedhin t’i përfafojnë këto praktika, të cilat shihen nga shumë vetë si “seksiste.” Prandaj, është e nevojshme që selefizmi të studjohet ashtu siç duhet në mënyrë që të mund të marrim informacione të besueshme, e jo spekulime apo mendime të njëanshme.

Në vend që t’i paraqes selefijtë si të huaj, jam e vendosur të nxjerr në dritë e të theksoj përditshmërinë e jetës së tyre. Pjesa më e madhe e librit tim flet rreth jetës së përditshme të këtyre femrave. Ashtu si shumë femra të tjera britanike, edhe ato dëshironin të kishin diploma, karriera dhe  bashkëshortë të denjë. Ato shpeshherë ndiqnin mesimet selefije në mënyrë që t’i arrinin këto qëllime. Sigurisht, nuk ishin të gjitha të zellshme, ku jeta e tyre sillej rreth rregullave strikte dhe punëve të brendshme – asgjë e ngjashme! Shumë prej tyre përpiqeshin shumë që të  vinin në zbatim mësimet selefije ditë pas dite – dhe gabimet ishin diçka normale.

Cilat janë disa nga reagimet e tjera që ka pasur në lidhje me punën tuaj?

Kam marrë plot kritika të drejtpërdrejta raciste dhe islamofobe. Si për shembull: “Këta lloj njerëzish duhet të deportohen në vendet e tyre.” Mjaft shqetësues është fakti se shumë njerëz ishin të acaruar se kisha përdorur termin “britanike” për t’i përshkruar këto femra – por kjo është normale pasi ato flasin anglisht dhe shumica e tyre kanë lindur në Britani. E në disa raste ato janë këtu me breza të tërë. Pas votimit për Brexit kemi parë një rritje të madhe të sulmeve kundër muslimanëve. Me sa duket në mendjen e shumë përsonave është fiksuar bindja se të qenit musliman është e lidhur me të qenit “i huaj”. Për ta, të qënit “britanik” është diçka që një grua muslimane e mbuluar nuk mund ta arrijë kurrë.

Është e qartë se shumë njerëz e kanë të vështira ta konceptojnse se si një grua me mendje të shëndoshë mund të zgjedhë vetë një mënyrë të tillë jetese. Yasmin Alibhai-Brown shkruajti një pjesë duke përmendur përfundimet e mia se asnjë nga këto femra nuk ishte detyruar, por tha se ajo e “dinte” se ato ishin të detyruara.  Të tjerë kanë shkruar postime ofenduese, duke pohuar se këto gra duhet të jetë të sëmura mendërisht ose seksualisht perverse. Por gjatë këtyre komenteve nuk jepet asnjëherë ndonjë argument për atë që thonë.

Por nga ana tjetër, kam marrë shumë mesazhe të bukura nga specialistë dhe njerëz të zakonshëm, të cilët më kanë falënderuar duke më thënë se u kam dhënë një informacion të dejatuar e të balancuar në lidhje me një komunitet i cili është shumë i keqkuptuar. Për shembull, një jomusliman më ka shkruar se leximi i librit ia ka ndryshuar rrënjësisht pikëpamjet. Po ashtu  edhe shumë selefij më kanë shkruar duke më falënderuar për sqarimet e keqkuptimeve. Gjithashtu, ka pasur edhe diskutime të rëndësishme në lidhje me paradokset e ngritura nga studimi im: a mund të jetë vënia e nikabit apo hixhabit një mënyrë për të marrë “nën kontroll” trupit tënd? A duhet ta tolerojmë intolerancën? 

Observer.al
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit