11.5 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Trump-i ua mbyll dyert refugjatëve, Justin Trudeau hap krahët: “Mirë se vini në Kanada”

Më të lexuarat

Kryeministri kanadez mbetet një nga udhëheqësit më simpatikë të ditëve të sotme. Po aq simpatike janë dhe ndërhyrjet e tij në momente të posaçme.

Një e tillë ka qenë ajo e Trudeau-t ndaj nismës më të fundit të Donald Trump-it për t’ua ndaluar hyrjen në SHBA refugjatëve e qytetarëve nga një numër vendesh muslimane.

I njëjti kryeministër që u pa muaj të shkuar t’i priste vetë në aeroport refugjatët sirianë, ka reaguar kësisoj në një rrjet social:

“Për ata që i ikin persekutimit, terrorit dhe luftës, kanadezët do t’u mirëpresin, pavarësisht nga besimi juaj. Diversiteti është fuqia jonë!”

Fjalët që ka shkruar Justin Trudeau nuk kanë nevojë për koment!

Shefi i qeverisë kanadeze nuk është mjaftuar me kaq, por ka shtuar në një tjetër postim, “Mirë se vini në Kanada,” bashkëshoqëruar me një fotografi ku tregohet ai teksa pret refugjatët sirianë në aeroport. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit