Atë që Harvardi nuk ia mësoi dot, ja mësoi… (Video)

0
258

Nuseir Yassin (i njohur si Nas) është një prej blogerëve më të suksesshëm, videot e të cilit kalojnë në nivelin viral sapo të publikohen.

Yassin ka bërë me dije se gjatë 4 viteve sa ka studiuar në Harward nuk ka marrë mësimet më të rëndësishme të jetës. Ai thotë se ato mësime i ka marrë kur ka dalur jashtë vendit dhe ka eksploruar botën .

Në shumicën e vendeve ku Nas ka vizituar, ai ka përmbledhur video inspiruese dhe tejet të vlerësuara.

Në videon e mëposhtme, Nas i nxjerrë disa mësime tejet të rëndësishme. Ai thotë se në hartat e publikuara, sipërfaqja e Afrikës duket më e vogël se sa e Kanadasë. Por kjo sipas matjeve nuk është e saktë, por se harta e Afrikës është zvogëluar pasi harta e botës duhej përshtatur në letër. Kështu, në vend se ti bënin vendin e saj, ajo u zvogëlua! Por kjo nuk ndodhi me Rusinë. Ajo në hartë shfaqet më e madhe.

Por Nas ka kaluar nëpër vende të ndryshme të Afrikës dhe Azisë, duke treguar se si atje gjenden vende të mrekullueshme, dhe se asnjë nuk mund të kuptoj për mrekullitë që i rrethojnë pa i paketuar valixhet dhe pa marrë rrugë. /MESAZHI/

https://www.facebook.com/nasdaily/videos/989023991249753/