6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

ASYA, “skelet i jashtëm” për ushtarët turq

Më të lexuarat

Kompania turke e industrisë së mbrojtjes ASELSAN do të prodhoj “skelet të jashtëm” për ushtarët turq.

Kompania turke e industrisë së mbrojtjes ASELSAN do të prodhoj “skelet të jashtëm” për ushtarët turq. Ky skelet i quajtur “Asya” do të përdoret për shtimin e perfomancës së ushtarëve duke ofruar mbështetje në terren në ecje, vrapim, ngjitje dhe kërcim.

Pas vlerësimit të nevojave të ushtarëve turq kompania ASELSAN është duke e zhvilluar një prodhim të ri teknologjik. Projekti i “Asistencës së Ushtarëve Gjatë Ecjes” (Askeri Yuruyus Asistani, ASYA) do të mundësoj rritjen e aftësive operative në terren të këmbësorisë dhe xhandarmerisë me në krye të forcave speciale. Ekspertët e mbrojtjes bëjnë të ditur se prodhimet e ngjashme si ASYA që mund të vishen të quajtura “exoskeleton”, pra “skeleti i jashtëm” ulin forcën e gravitacionit në këmbë, muskujt dhe nyje të këmbëve.

Skeleti i jashtëm ASYA mundëson ecjen, vrapimin, ngjitjen dhe kërcimin më të lehtë të ushtarëve në kushte të vështira të terrenit dhe rrit performancën e tyre. E përshtatshme me përdoruesin dhe me aftësi të larta lëvizëse, ASYA nuk reziston ndaj lëvizjeve të shpejta dhe duke hyrë në funksion në kushte më të vështira rrit performancën e përdoruesit. ASYA posaçërisht do të ndihmoj ushtarët në bartjen e pajisjeve të tyre gjatë lëvizjes. Në saje të këtij skeleti të jashtëm ushtarët gjatë dislokimit të tyre do të mund të bartin pesha më të rënda në distanca më të largëta pa u lodhur.

Prototipi i parë i ASYA-së, që është njëra prej projekteve të rëndësishme të kërkim-zhvillimit të ASELSAN-it do të prezantohet gjatë panairit Ndërkombëtar i Industrisë së Mbrojtjes IDEF që do të organizohet në maj në Stamboll.

Sipas informatave të marra ASYA do të jetë e integruar me sistemin CENKER, i cili është një prodhim tjetër për ushtarët turq nga ASELSAN-i. CENKER është kompjuter që mund të vishet, që përmban pajisje tjera si syze inteligjente luftarake e kompjuter komandues dhe sistemin e kontrollit komandues.

Mbi pajisjen e “exoskeletonit” (skelet i jashtëm) janë duke punuar një numër i madh i vendeve dhe kompanive ndërkombëtare. Edhe institucioni shtetëror amerikan, DARPA, që është departamenti i kërkim-zhvillimit të Pentagonit, është duke punuar mbi projektin e skeletit të jashtëm për njësitë speciale amerikane. Madje pretendohet se njësitë speciale amerikane kanë testuar këtë pajisje edhe në terren në kushtet e luftës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit