10 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Jëlldërëm: Votat e Anadollit Lindor dhe Juglindor treguan se populli kërkon unitet

Më të lexuarat

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se deri në vitin 2019 nuk ka zgjedhje në agjendën e Turqisë.

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se deri në vitin 2019 nuk ka zgjedhje në agjendën e Turqisë.

Kryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe Kryeministri Binali Jëlldërëm mbajti një fjalim në Mbledhjen e 116-të me pjesëmarrje të Zgjeruar të Kryetarëve të Rretheve.

Jëlldërëm, në vlerësimin e bërë në lidhje me referendumin popullor për ndryshimet kushtetuese të zhvilluar ditën e diel, tha: “Rritja kuptimplotë e votave “po” që erdhën nga Anadolli Lindor dhe Juglindor vënë shesh qartë se rajoni nuk i është përgjigjur thirrjeve të organizatave terroriste. Nënshtetasit tanë kanë zgjedhur unitetin, vëllazërinë të qenurit Turqi. Unë i falënderoi veçanërisht për këtë qasje me maturi dhe ndërgjegje”.

“Rezultatin e referendumit në Turqi që u mbajt në mënyrë transparente, me një propagandë pa kufi, që u ndoq edhe nga brenda edhe nga jashtë vendit, të gjithë janë të detyruar ta pranojnë” u shpreh kryeministri turk.

Ai tha se kanë shumë punë për të bërë për të rritur edhe më shumë ekonominë e vendit, për të përshpejtuar edhe më shumë investimet dhe për të vënë një nga një në jetë reformat.

“Me deklaratën zyrtare të vendimit të zgjedhjeve nga ana e Këshillit të Lartë Zgjedhor dhe publikimin në Fletoren Zyrtare do të hiqet tërësisht pengesa për kthimin e Presidentit në Partinë AK. Ne presim me padurim që themeluesi, lideri i partisë tonë dhe sot Presidenti ynë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të vijë sa më parë dhe të bëhet anëtarë në parti” tha Kryeministri Jëlldërëm.

“Në vitin 2019 do të zhvillohen dy zgjedhje. Në muajin mars të vitit 2019 do të zhvillohen zgjedhjet lokale, zgjedhjet e bashkive. Kurse në 3 nëntor 2019, sipas ndryshimeve kushtetuese do të zhvillohen zgjedhjet e Kuvendit të bashkuar dhe të Presidentit. Përveç këtyre, në agjendën e Turqisë nuk ka zgjedhje të tjera” tha Kryeministri Binali Jëlldërëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit