7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Asgjë për t’u çuditur: predikuesi musliman nxjerr ilahi me titull: “Unë besoj në Jezusin” (video)

Më të lexuarat

Një predikues i njohur saudit, ka publikuar së fundmi një ilahi të titulluar “Unë besoj në Jezusin”, e cila përkon me festën e Krishtlindjeve për besimin e krishterë në mbarë botën.

Aid Al Qarni ka bashkëpunuar me Musa Omeira, i cili këndon disa vargje në një klip me kohëzgjatje prej 6-minuta në një video të filmuar në Turqi.

Qëllimi i ilahisë, sipas dyshes, është që të senzibilizojë publikun për rëndësinë e Isait (Jezusit siç i thonë të krishterët) në besimin islam, në funksion të tolerancës dhe mirëkuptimit mes njerëzve të besimeve të ndryshme.

Në doktrinën islame, profeti Isa zë një vend të rëndësishëm, së bashku me  nënën e tij, Merjemen (Marien në versionin e krishterë), ku nënë e bir përshkuhen në Kur`an si modele të larta dhe të përkryera besimi.

Por nga ana tjetër, diferenca doktrinare është se në Islam Jezui është njeri, profet, e jo Zot apo biri i Zotit siç është tek të krishterët.

Dhe nëse në mendimin profan, pra jo kompetent,  Muhamed/Jezu shfaqen si dikotomi, që do të thotë dy individë përballë njëri-tjetrit, në Islam ata janë në krah të njëri-tjetrit si profetë të Zotit. /tesheshi.com/    

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit