Arsyeja pse nuk duhet mbajtur këpucët mbathur brenda shtëpisë

0
119

Kur të keni arrit në shtëpi në fund të një dite të ngarkuar, nganjëherë ju duket sikur s’mund të mblidhni energjinë që t’i zbathni këpucët.

Përderisa kjo mund të tregojë se jeni dembel here-herë, ngatërresat tjera po që se i mbani këpucët mbathur mund të jenë shumë më serioze, shkruan Independent.

Nëse veproni kështu atëherë e rrezikoni shëndetin, duke iu ekspozuar një mori bakteresh.

Një studim i fundit i kryer ne Universitetin e Arizonas, ka zbuluar se këpucët përmbajnë mesatarisht 421 mijë njësi baktere në pjesën e jashtme ndërkaq 2 mijë e 887 pjesa e brendshme.

Doktori, Charles Gerba, që i ka prirë studimit, ka vërejtur baktere shumë të dëmshme si Escherichia coli, Klebsiella pneumonia dhe Serratia ficaria – që të gjitha mund të çojnë në infeksione të rrezikshme.

Sipas këtij studimi, këpucët te dera, bashkë me rrezikun për t’u infektuar nga bakteret që përmbajnë ato.