9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Arabi Saudite – Realizohet udhëtimi i parë me trenin e shpejtësisë së lartë në linjën Mekë-Medine

Më të lexuarat

“Hekurudha e Ekspresit ‘Haramain’ nga Meka në Medinë, me ndalesë në Xhide, nisi zyrtarisht të funksionojë”, njoftoi të enjten agjencia saudite e lajmeve “SPA”…

 

Arabia Saudite realizoi të enjten udhëtimin e parë të Trenit të Shpejtësisë së Lartë “Haramain”, i cili do të lehtësojë transportin e pelegrinëve ndërmjet Mekës dhe Medinës.

“Hekurudha e Ekspresit ‘Haramain’ nga Meka në Medinë, me ndalesë në Xhide, nisi zyrtarisht të funksionojë”, njoftoi të enjten agjencia saudite e lajmeve “SPA”.

Sipas drejtorit të projektit, Saad al-Shehri, treni i parë i hekurudhës ekspres u nis të enjten nga Medina drejt Mekës me 417 pasagjerë në bord.

“Ndërkohë, një udhëtim i ngjashëm është bërë në drejtim të kundërt, nga Meka në Medinë, me të njëjtin numër udhëtarësh në bord”, shtoi ai.

Hekurudha e Trenit Ekspres të Shpejtësisë së Lartë “Haramain” përfaqëson një nga projektet më ambicioze të transportit në Lindjen e Mesme.

Me një kosto totale prej rreth 2 miliardë dollarësh, linja hekurudhore prej 460 kilometrash pritet t’u shërbejë rreth 60 milionë pasagjerë çdo vit.

Ky tren elektrik i shpejtësisë së lartë mund ta realizojë udhëtimin Mekë-Medinë dhe anasjelltas në vetëm 1 orë e 20 minuta duke arritur një shpejtësi deri në 300 km/orë, ndërkohë që me rrugë tokësore kjo distancë prej 460 km përshkohej për 4 orë.

Ai lidh me njëra-tjetrën qendra të rëndësishme industriale dhe ekonomike, aeroporte dhe qendra të disa qyteteve.

Përuruar më 25 shtator nga Mbreti Salman bin Abdulaziz, projekti hekurudhor në fjalë synon të lehtësojë lëvizjen e pelegrinëve dhe të zhbllokojë trafikun rrugor mes dy qyteteve të shenjta.

Vitin e kaluar, Arabia Saudite u vizitua nga 2 milionë e 400 mijë haxhilerë dhe rreth 7 milionë pelegrinë të tjerë për umre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit