14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Arabët pa Islam nuk vlejnë as sa krahu i mushkonjës”

Më të lexuarat

Në ditën e sotme, më 16 mars, 1406, ka vdekur Ibn Halduni, një nga sociologët më të shquar në historinë e njerëzimit. Disa e fajësojnë atë për shkak të thënies: “Arabët pa Islam nuk vlejnë as sa krahu i mushkonjës.” Ndërsa, sa për mua, ju betohem për Allahun, se në jetën time nuk kam lexuar ndonjë të vërtetë më të madhe për arabët.

Ibn Halduni ishte shumë inteligjent dhe i zgjuar, ai në disa gjëra ka parë atë që të tjerët nuk mundur ta shihnin. Për shembull, ai në Mukaddimen e tij, thotë: “Arabët e kanë ngrënë mishin e devesë, dhe nga deveja e kanë fituar xhelozinë dhe vrazhdësinë, turkmenët e kanë ngrënë mishin e kalit, dhe nga kali e kanë fituar dhunën dhe forcën, evropianët e kanë ngrënë mishin e derrit, dhe nga derri e kanë fituar mungesën e xhelozisë, kurse afrikanët i kanë ngrënë majmunët, dhe nga majmunët e kanë fituar dashurinë për vallëzim dhe muzikë.”

Ibn Halduni nuk ka pasur pasqyrë të qartë vetëm për realitetin në të cilin jetoi, por duket se ai e kishte arritur nivelin e gjeniut, dhe se Allahu i kishte dhuruar mendjemprehtësi, e cila e ndihmoi atë që të shihte shumë më larg përtej situatës aktuale. Kështu, ai, duke e përshkruar gjendjen e shtetit në fazën e rrënimit dhe kolapsit total, thotë: “Kur shtetet (popujt) rrënohen, në to shfaqen shumë astrologë, lypës, hipokritë, të mençur, shkrimtarë, tregimtarë popullorë, këngëtarë, poetë, endacakë, banditë, ata që profetizojnë fatin duke shikuar në pëllëmbë të dorës dhe oportunistë. Në shtete të tilla zhduket vlerësimi, menaxhimi është i keq, e vërteta përzihet dhe identifikohet me gënjeshtrën, kurse xhihadi identifikohet me vrasjen. Kur shtetet rrënohen, në to mbizotëron tmerri, njerëzit i jepen sektarizmit, lajmërohen mrekulli dhe përhapen thashethemet. Miku bëhet armik, armiku bëhet mik, kurse zëri i gënjeshtrës dominon mbi zërin e së vërtetës, si dhe njerëzit akuzojnë dhe shpifin njëri-tjetrin…”

E pra, me gjenialitet dhe zgjuarsi të tillë shihet se ka shkruar Ibn Halduni, jo vetëm për kohën e tij, por edhe për kohën tonë. Është e qartë se disa njerëz i shohin gjërat me dritën e Allahut, dhe po duket se edhe Ibn Halduni ishte një prej tyre.

Edhem Sherkavi;

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit