7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Apple lanson telefonin e ri – quhet iPhone XR

Më të lexuarat

Gjiganti teknologjik Apple ka prezantuar telefonin e tretë në eventin e përvitshëm.

iPhone XR quhet telefoni i ri i kompanisë që do të vijë me ekran deri në skaje. Ekrani i këtij telefoni është me madhësi 6.1-inç.

Ai do të vijë me ekran LCD dhe ka edhe versionin me ngjyrë të kuqe.

Apple ka bërë të ditur se iPhone XR vjen me çmim version prej 64GB hapësirë të brendshme deri në versionin me 256GB.

Ky telefon nis me çmim prej 749 dollarësh.

 

Lansohen zyrtarisht iPhone XS dhe XS Max

Është prezantuar telefoni më i ri i kompanisë Apple, iPhone Xs.

Ky telefon sipas shefit të kompanisë, Tim Cook, është telefoni më i avancuar që ka krijuar ndonjëherë Apple. Kompania ka thënë se ai është me ekranin më të qëndrueshëm në botë.

Është rezistent ndaj ujit dhe vjen me disa versione ngjyrash.

iPhone Xs vjen me dy versione ekranesh, 5.8-inç dhe 6.5-inç, që është më i madhi në histori të Apple-it. Versioni i madh do të quhet iPhone Xs Max.

Telefonat e rinj të kompanisë kanë deri në 512 gigabajt hapësirë të brendshme.

iPhone i ri përkrah opsionin me dy kartela dhe do të ketë kamerë të dyfishtë 12MP.

Apple ka konfirmuar se iPhone XS dhe XS Max do të mund të porositen nga 14 shtatori, përderisa shitja e tyre nis më 21 shtator.

Gjiganti amerikan i teknologjisë gjithashtu ka konfirmuar se çmimi i iPhone XS është 999 dollarë. Kurse për XS Max çmimi është 1.099 dollarë, transmeton Koha.net.

Që të dy këta iPhone do të jenë në dispozicion me hapësirë të brendshme 64GB, 256GB dhe 512GB.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit