8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Aplikacioni caption, ju ndihmon të gjeni titrat e duhura për çdo film

Më të lexuarat

Të gjesh titrat e duhura për një film të caktuar shpesh herë bëhet një eksperiencë stresuese pasi e para sështë e lehtë të gjesh të duhurat dhe e dyta edhe kur i gjen të duhurat i gjen plot viruse.
I ndërtuar nga zhvilluesi Geil Cobben , Caption është një aplikacion për desktop i cili ju lejon që të gjeni dhe të downloadoni titrat e duhura për çdo film apo emision televiziv që dëshironi të shikoni.

Ajo çfarë është praktike tek ky aplikacion është se automatikisht riemërton titrat në mënyrë që të përshtaten me titullin e filmit.

Ky aplikacion vjen dhe me një opsion “tërhiq dhe lësho ” i cili ju lejon që të gjeni dhe të shkarkoni titrat që ju duhen duke i lëshuar në fajlin brenda Caption.

Gjithçka që duhet të bëni sapo Caption të ketë identifikuar titrat e duhura është që të bëni dopjo kliknë dosje në mënyrë që të luani videon me titrat tash të intergruar.

Gjëja me e mire rreth këtij aplikacioni është se suportojnë një variatet të gjerë të gjuhëve ,pra në këtë mënyrë mund të gjeni të gjitha titrat sipas gjuhës tuaj amëtare.

Për fat të keq ky aplikaicon i mrekullueshëm është i disponueshëm vetëm për macOS , por ama zhvilluesi është shprehur se po punon për një zgjidhje për platformat e kryqëzuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit