5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Agjerimi parandalim dhe shërim për këto sëmundje! Mes tyre dhe kanceri!

Më të lexuarat

Gjatë viteve të fundit shkenca është mahnitur nga rezultatet e agjerimit! Kjo për faktin se studime shkencore, kohë të humbura dhe të testuara nuk kanë aritur të nxjerin në përfundim atë që agjerimi realizion dhe shëron. Agjerimi është mbrojta më e mirë prej sëmundjeve të shpirtit, mendjes dhe trupit. Duhet të tregohemi të kujdesshem sepse dobitë e agjerimit nuk duhet t’i nënvlerësojmë. Agjerimi ndihmon përshtatjen, qetësimin dhe ruajtejen e ekulibrit humoral dhe fuqisë muskulore. Madje ndikon edhe në ngritjen e lartë të shkallës së gëzimit të zemrës në këtë botë dhe në botën e ardhshme. Agjerimi ndikon drejpërdrejt tek sëmundja, duke e ndalur sëmundjen dhe i ndihmon njerëzit me temperament të ftohtë dhe të lagësht duke arritur rezultate jashtëzakonisht impresive në ruajten e shëndetit. Agjerimi bën pjesë në kategorinë e mjekësisë shpirtërorë (lat.Psihoterapia) Agjerimi i plotë (lat. Limoterapia) është një nga trajtimet më të mira për shumicën e sëmundjeve që lidhen me konsumimin e ushqimit, kapsllëku ose gëlqerimizimet të ndryshme dhe është më i mirë se shërimi i drejtpërdrejtë i barnave. Agjeruesi u përmbahet disa rregullave dhe kërkesave natyrore dhe shpirtërore. Zemra e tij gëzohet dhe ka dobi të shumta prej tij, ndërsa parandalimi nga ushqimi mund t’i eliminojë mbylljet gastointestianale dhe të vendosë ekulibrin humoral. Një shqetësim të madh shfaqin njerëzit të cilët nga gjendja e tyre shpirtërore janë të pa plotësuar! Agjerimi ndikon drejtpërsëdrejti sepse e mbaron besimtarin prej të keqes e udhëheq zemrën e tij duke mos e lënë të bëjë asnjë shkelje, e ekulibron mendjen e tij duke i sjelle ibdadet naten dhe e ndihmon për t’i kryer më mirë detyrimet e tjera fetare. Muaji i Ramazanit është dhe vlerësohet si kreator i enegjerisë shpirtërore. Është muaji i faljes dhe mëshirës në të cilën All-llahu i Madhërishëm shpall amnistinë e Tij hyjnore për besimtarët. Thotë Krijuesi i Gjithësisë në Kur’anin famëlartë: “ O ju që besuat, agjerimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (El-Bekare:183)

“ Mirëpo, po që se e dini agjerimi është më i mirë për ju.” (El Bekare:184)

Në një transmetim tjetër, i Dërguar i Zotit të Gjithësisë, Muhammedi alejhi selam ka thënë: “ Agjerimi është mburoja që ju ruan.” Agjerimi është shtyllë mbrojtëse për t’u larguar nga veset e këqia dhe mëkatet duke u afruar tek devotshmëria dhe falja hyjnore. Përpos dobieve të mëdha shpirtërore agjerimi ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe ne fuksionimin dhe në ndryshimin e organizmave trupore të njeriut. Agjerimi vendos një ekulibër të përkohësh mes tupit dhe shpirtit që ata të përjetojnë se bashku një ekzistencë të harmonizuar në paqe. Agjerimi është një siguri plotësuese për proceset regjenariative në organizëm. Procesi i regjenerimit të trupit dhe trurit, duke përfshirë molekuat e memories, fillon kur trupi pushon, sidomos gjatë kohës së gjumit të thellë. Gjumi gjatë muajit të begatë të ramazanit është shumë më intensic se gjumi në periudhat e tjera. Dy orë gjumë gjatë ramazanit janë më të ëmbël dhe më të bukur se disa orë në situata të tjera. Gjendja stable e oranzimit është rezultat i mekanzimit të kordinuar psikologjik. Hulumtimet e bëra në shumë qëndra botërore të mjekësisë tregojnë rezultate mahnitësë biokimike të gjakut.

Me lejën e Zotit do të paraqisim disa nga dobitë e agjerimit të cilat ndikojnë në organizmin e njeriut!

Gjatë periudhës së agjerimit, magneziumi në serum rritet. Çfarë efekti ka magneziumi?! Magneziumi ka efekt mbrojtës kardiak dhe shfrytëzohet në parandalimin dhe shërimin e sulmeve kardiake. Ai përmban cilësi anti-platelitale dhe mbron nga përhapja e koagulimi. Gjithashtu është stabilizator i membranës i cili ndikon në rrjedhjen e sodiumit, potasimiut dhe kalciumit në nivelin e membranës. Për këtë ai mbron nga disritimitë e zemrës dhe trurit. Agjerimi nëpërmjet efekteve të dobishme të magneziumit parapengon formimin e ateromeve dhe tretë pllakat ateromatike të cilat janë përgjegjëse për sulme në zemër dhe tru. Magneziumi rrit aktivitetin fibrionolitik të gjakut dhe parandalon edhe fibrinolizën e koagulëve të rinj. Muaji i begatë i ramazanit ofron shpirt të shëndoshe dhe trup të shëndoshë. Gjatë kohës së agjerimit, tajimi i hormoneve nëpermes gjëndrës hipofizës rritet, ngase ekziston hormoni anabolik për sintezën e proteinace dhe kalogjenëve i cili prodhon baraspeshën pozitive të azotit. Madje stimolun edhe eritopoezën dhe sintezën e kalogjenit. Vlen për tu përmendur se gjatë agjerimit, namazit dhe përvojave shpirtërore në Ramazan, subtanca të caktuara endogjene nëpërmjet trutit dhe palcës kurrizore lirohen në organizëm. Këto substanca quhen opoide. Këto përfshijnë enkelafilinën dhe endorfinën që janë përgjegjës për efuroi, qetësi dhe çiltërsi gjatë kësaj periudhe. Ato janë përgjës për ndjenjën e kënaqësisë të cilën e përjetojnë shumë njerëz pas ushtrimeve të soforcuara. Endorfina dhe enkefalina derivohen nga veta-lipotropina. Gjatë lirimit, ky ndahet duke formuar tre produkte aktiv kryesor që quhen metaenkefalina, gaba-endorfina dhe beta-endorfina. Beta-endrofina është më aktivi. Ai është 20-herë më i fuqishëm se morfina. Përveç që eleminojnë dhimbjen këta analgjetik narkotik shkakrojnë një ndjenjë të fusqishmë të eudorisë. Kjo ndjenjë zakonisht është përgjegjësë për sjelljen psikologjike të personave të caktuar që agjerojnë. Mjafton të marim shembuullin e një atleti i cili lëndohet gjatë garimit ose personi që agjeron, ndoshta edhe nuk e vëren plagën përderisa mundi i tyre nuk përfundon. Aryeja kryesore se përse nodh kjo është se truri prodhon sasi shumë të mëdha të endorfinës ose enkefalinës në periudhën e stresit intenziv, shqetësimit ose gjatë agjerimit. Angjerimi nxir efektin natriuretik që e lejon trupin të eleminojnë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike me edem, dhe ndihmon në uljen e volumit të gjakut bashkë me presionin e lartë të gjakut.

Rekalibrimi enzimatik: Gjatë agjerimit, trupi shton ndryshimet enzimatike që ndikojnë në rregullimet e shumë sistemeve si detoksifikimi nga substancat helumese, shpenzimin e rezervave dhjamore dhe rezervimin e proteinave. Ky është shkaku kryesor i përmirësimeve në gjendjen klikike të pacientevë. Atmosfera shpirtërore gjatë agjerimit zvogëlon stresin dhe stresi është faktor kryesor i sëmundjeve.

Detoksifikimi: agjerimi ndikon edhe në lehtësimin dhe mbolizimin e substancave të dëmshme nga organizmi si: kolesteroli, acidi urik, dioksina dhe mbetjet të tjera toksike.

Neuroadoptimi: Agjerimi ndihmon senzorët e shijes që të përshtaten me një nivel më të ulët të kripës që merret me ushqimin, kjo gjë i mundëson trupit të adobptohet me shpejtësi me një dietë të shëndetshme me më pak kripë. Agjerimi ndikon dhe ka efeket normalizues në sistemin nervor. Zvogëlon shqetësimet në sistemin tretës si dhe qetëson gjendjen e ankthit.

Hipertensioni: është shkaktar kryesor që kontribon në vdekjet dhe dëmtimet në shoqërirë e industrilizuara. Në vitin 1984 qendra shëndetësorë “ Tru North Health Center” në SHBA, bëri një studim me 174 pacientë me hipertension, kurimi ishte i qëndrim pa ngrënë vetëm me uje. 90% e pacientëve u shëruan plotësisht e nuk patën më nevojë për ilaçe. Palca e kockave vendi ku prodhet gjaku ngacmohet dhe shtohet sasia e prodhurar e gjakut gjatë agjerimit. Ekuilibri i ujit mes qelizave dhe brenda tyre zbret në minimum. Pra në fuksionet qelizore ndodh një qetësim i rëndësishëm. Agjerimi ndihmon në ruajtjen e ekulibrit mendor dhe trupor si dhe stabilizon efektet e tërheqejs hënorë mbi organziëm. Largimi i hënës nga toka siç ndikon mbi detet dhe oqeanet, po ashtu ndikon edhe mbi trupin e njeriut që ka mbi 70% uje. Rekomandohet agjerimi i ditëve 13-14-15 sipas kalendarit hënor pasi janë ditet kur rritet në maksium tërheqja hënorë dhe efektet e saj negative në organizëm. Agjerimi është sekret i jetëgjatësisë!

Agjerimi është multi i dobishëm për organizimin e njeriut! Ai ndalon dhe ka efekt në parandalimin dhe shërimin e sëmundjes së shekullit e cila është kanceri. Kjo është arritur gjatë testimeve të ndryshme dhe eksperimenteve mjekësore.

Studimi në “Science Translational Medicine”, pjesë e revistave shkencore, ka treguar se pesë nga tetë lloje të kancerit në minj janë ndikuar nga agjërimi si i vetëm, njësoj si hemoterapia, ka ngadalësuar rritjen dhe përhapjen e tumoreve. Një studim i ri ka zbuluar se ciklet e shkurtra të agjërimit mund të jenë po aq efikase sa hemoterapia, dhe kombinimi i këtyre të dyjave e ka ngritur shumë mbijetesën. Profesori i Gjerondologjisë dhe skencave bilogjike në Universitetin e Klaiforinisë Jugore është marre me trajtimin e këtij eksperimenti dhe ka dalë në përfundime te sakta. Mes të tjerave ai deklaron se kombinimi i cikleve të agjerimi plus hemoterpia ka qënë ose më efektiv ose shumë më efektiv sesa hemoterapia e vetma pa gjerim. Mjafton të marim një shembull: ciklet e shumëfishta të agjerimit të kombinuara me hemoterapi kanë mjekur 20% të minjeve me kancer shumë agresiv fëmijëror i cili ka qënë i përhapur në gjithë organizmin dhe 40% të minjve me një përhpaje të limituar të llojit të kancerit. Asnjë mi nuk ka mbijetuar në asnjërin rast nësë është trajtuar vetëm me hemoterapi. Ky eksperiment është kryer me minjtë. Longo thekson se vetëm një eksperiment disa vjeçar mund të vërtetojë nesë edhe njerëzit janë përfitues. Rezultatet nga faza e parë e eksperimenteve klinike për pacientët me kancerin e gjirit, traktit urinar dhe të vezoreve, të bëra në USC Norris Comprehensive Cancer Center dhe të udhëhequra nga onkologu Tanya Dorff dhe David Quinn, në bashkëpunim me Longo, janë paraqitur për prezantim në mbledhjen vjetore të Shoqatës Amerikane të Onkologëve për Kancer. Në fazën e parë dallojmë nje testim i cili është për sigurinë e terapisë dhe tregon nësë pacientët mund të tolerojnë agjerimet e shkurtra afërisht dy ditë ose një ditë pas kemoterapisë. “Ne ende nuk e dimë se a është efektiv në njerëz”, thotë Longo për agjërimin si terapi kundër kancerit. “Do të duhej të ishte e palejuar, por pacienti do të duhej të jetë në gjendje të shkojë te onkologu dhe të thotë, “A bën të agjëroj me kemoterapi, ose pa të, nëse kemoterapia nuk është rekomanduar për të?” Në botimet e revistës Aging në vitin 2010 u dallua një rast-studimi të cilat përfshiheshin të dhëna të vet-raportuara. Dhjetë paciente me kancer të cilët kanë provuar agjerimin ciklik kanë pasur me pak efekte anësore të kemoterapisë. Logo shton se në disa raste agjerimi mund të mos jetë i sigurt për të gjithë. Kjo për faktin se gjatë testimeve klinike nuk kanë përfshirë pacientët të cilat kanë humbur më shume se 10% të peshës së tyre normale, ose të cilat kanë faktorë të tjerë rreziku, siç është diabeti. Agjerimi njëkohësisht mund të shkaktojë rënië të shtypjes se gjakut dhe dhimbje koke të cilët mund të ndikojnë negativisht tek disa paciente. Për sa i përket agjerimit një kategori njerëzish përjashtohen dhe nuk e kanë obligim agjerimin. Gjatë eksperimenti tek minjtë, është parë nga studimet se agjerimi ciklik pa kemoterapi ka mund të ngadalësojë ritjen e kancerit të gjirit, të lëkurës gliomës dhe neuroblastomës njerëzore. Agjerimi ka ndikur në mënyrë të drejtpërdrejtë në mbijetësen e minjëve të cilët kanë mbartur kancerin e vezoreve njerëzore. Duke përmendur rastin e kancerit të lëkurës melanomës qelziat e kancerit janë bërë rezistence ndaj agjerimit. Cikli i vetëm i agjerimit ka qënë efketiv sa kemoterapia në zvogëlimin e përhapjes së kancerit në organet e tjera.

Për të gjitha kanceret e testuara, agjërimi i kombinuar me kemoterapi e ka përmirësuar mbijetesën, e ka ngadalësuar rritjen e tumoreve ose e ka kufizuar përhapjen e tumoreve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit