10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

A mund të kurohen fobitë

Më të lexuarat

Kombinimi i realitetit virtual dhe stimulimi transkranial magnetik, përkatësisht nxitja e rajoneve të caktuara të trurit përmes fushës magnetike, mund të ndihmojë në tejkalimin e fobive të ndryshme, si frika e lartësive, shkruan revista Brain Stimulation.

Shkencëtarët në Spitalin Universitar në Virxburg, zhvilluan një studim me mbi 39 pacientë që vuanin nga frika e lartësisë. Duke përdorur realitetin virtual, ata u vendosën në situata ku frika është e pranishme.

Njëzet minuta para se të ekspozoheshin në këtë situatë, gjysma e pjesëmarrësve u stimulua nga pjesa e përparme e trurit, ndërsa gjysmës tjetër iu dha placebo.

Grupi i njerëzve, i cili ishte i ekspozuar ndaj stimulimit magnetik transkarnial, pas dy serive tregoi më pak nivele të vështirësive. Efektet pozitive u reflektuan edhe pas tre muajsh.

Ky studim gjithashtu shtoi stimulimin magnetik, i cili u tregua edhe më efektiv në zbutjen dhe trajtimin e fobisë.

Shkencëtarët dëshirojnë të zgjerojnë kërkimet për fobi të tjera, për të parë nëse ato është e mundur të trajtohen në të njëjtën mënyrë. Në të ardhmen do të bëhet hulumtimi i fobisë nga merimangat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit