8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

A ju përgjon Facebook? 23 vjeçarja thotë se po dhe ka prova!

Më të lexuarat

Një grua pretendon se ka dëshmi se Facebook po spiunonte bisedat e saj përmes telefonit të saj celular.

Adelaide Bracey, 23 vjeç, zbuloi disa reklama për saunat që shfaqeshin në faqen e saj në Facebook pas bisedës me miqtë e ngushtë për vaskat dhe spa-të. Bracey tha se gjiganti i medias sociale kishte në fokus reklamat në aplikacionin e saj duke përgjuar bisedat e saj me miqtë.

Pasi bisedoi rreth saunave disa javë më parë, ajo vuri re se reklamat për saunat kishin ‘përmbytur’ faqen e saj në Facebook. Adelaide ngriti shqetësimet e saj lidhur me një numër reklamash të habitshme në mediat sociale.

“Unë nuk e kam kërkuar në Google – dhe pastaj në Facebookun tim vijnë reklama. Është paksa frikësuese” – tha ajo për The Australian.

“Nëse unë shkruaj ose kërkoj diçka ajo më ndjek disa ditë dhe ndonjëherë del në pah edhe kur nuk e kam kërkuar në Google, por kam folur për atë me një mik”. Njerëzit kanë debatuar për vite nëse kompanitë si Facebook i përgjojnë bisedat e tyre.

Por nuk ka pasur kurrë prova të forta – përtej thashethemeve dhe anekdotave – se gjiganti i medias sociale po regjistron bisedat tuaja.

Sipas Adam Brown, menaxher i zgjidhjeve të sigurisë në software dhe mikroprocesor Synopsys, tha se reklamat në Facebook-un tha: “Me shumë mundësi reklamimi e gruas për saunat ishte rezultat i burimeve të tjera të informacionit dhe inteligjencës artificiale (AI).

Kompania e të dhënave AI është e fuqishme dhe mund të bëjë korrelacione që mund të neglizhohen, për shembull, miku me të cilin ajo po fliste mund të kërkonte për sauna, dhe si rrjedhojë IA e di se miqtë që po kërkojnë subjektin në fjalë mund t’i interesojë edhe pjesës tjetër kështu që ia ofron këtë.”

“Ose ndoshta reklamat për saunën dolën pasi kërkimeve të ngjashme me saunën që bëri gruaja.

Një mundësi tjetër është se ajo ndoshta ka kaluar pranë ndonjë saune dhe ndjekja e lokacionit u aktivizua në telefonin e saj duke bërë kështu të mundur të përdoreshin reklamat lokale.

“Facebook vetë e ka mohuar vazhdimisht përdorimin e regjistrimeve të mikrofonit për qëllime reklamash. Facebook nuk përdor mikrofonin e telefonit tuaj për të informuar reklamat ose për të ndryshuar atë që shihni në News Feed” – tha një zëdhënës i kompanisë.

“Disa artikuj të kohëve të fundit kanë thënë se ne duhet të dëgjojmë bisedat e njerëzve në mënyrë që t’u tregojmë atyre reklama relevante, kjo nuk është e vërtetë.

Ne tregojmë reklama bazuar në interesat e njerëzve dhe informacione të tjera të profilit – jo në atë që thuhet me zë të lartë. Ne aksesojmë në mikrofon vetëm nëse keni lejuar më parë me anë të aplikacionit apo përdorni veçori specifike që kërkon audio” – shtoi ai.(SCAN)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit