70% e vdekjeve në botë, nga sëmundje të parandalueshme

0
32

Edhe pse të parandalueshme, sëmundjet jo-të transmetueshme dhe kronike janë vrasësit më të mëdhenj të njerëzve në gjithë globin. Sëmundjet si ato të zemrës, diabeti, në rrugët e frymëmarrjes, etj janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve – sipas një analize të medias britanike BBC.

Rreth 56 milionë njerëz humbën jetën në vitin 2017. Në 70% të rasteve, vdekjet u shkaktuan nga sëmundje që mund të parashikoheshin.

Ky grafik tregon se vrasësit më të mëdhenj janë sëmundjet kardiovaskulare përgjegjëse më shumë se 32% të rasteve të vdekjeve. Problemet e zemrës kanë shkaktuar dyfishin e vdekjeve që kanë shkaktuar lloje të ndryshme të kancerit.

Edhe pse të bujshme, vdekjet nga sulmet terroriste dhe katastrofat natyrore shkaktojnë 0.5% të rasteve.

Të dhënat tregojnë se sot sëmundjet kronike janë më tepër problem se ato infektive që ishin shkaqet kryesore të vdekjeve deri në vitet ’90. I lartë ishte numri i vdekjeve kryesisht tek fëmijët më të vegjël se 5 vjeç.

Sot vdekshmëria e fëmijëve ka rënë ndjeshëm falë ushqimit të mirë, vaksinave, sistemit shëndetësor më efektiv dhe përmirësimit të higjienës ndjeshëm. Gjithsesi problem janë vendet afrikane dhe ato të botës së tretë ku fëmijët përbëjnë rreth 15 të numrit të vdekjeve vjetore.