7 Ushqimet që na dëmtojnë trurin

0

Ka disa ushqime, si peshku, çokollata apo frutat e thata, te cilat stimulojnë inteligjencën tone. Por ka edhe disa te tjera qe bëjnë te kundërtën. Zbulojini!

1.Junk food
Është e vërtetuar tashme qe patatet e skuqura, hamburgerët apo edhe disa lloje picash janë te dëmshme për trurin dhe mund te shkaktojnë depresion e ankth.

2.Drithërat industriale
Te pasura me sheqerna, drithërat nuk janë aleatet e trurit tone. Sipas një studimi gjerman, personat qe kane sasi te madhe sheqeri ne gjak kane me shume mundësi te preken nga problemet me kujtesën dhe nga plakja e parakohshme.

3.Alkooli
Alkooli jo vetëm qe dëmton mëlçinë, por nga ana tjetër ai mund te preke edhe trurin duke shkaktuar atë qe e quajmë black-out.

4.Ngjyruesit artificiale
Disa ngjyrues përmbajnë pak ose aspak kalori, por gjithsesi nuk duhet ne asnjë mënyrë te abuzoni. Sasia mbi norme mund te dëmtoje aftësinë tone njohëse.

5.Mishi industrial
Ky lloj produkti mund te sjelle hiperaktivitet.

6.Pijet me gaz dhe lëngjet industriale
Sheqeri qe ato përmbajnë mund te dëmtojë mjaft trurin.

7.Kripa
Nëse mendoni se sasia e madhe e kripës dëmton vetëm zemrën, gaboheni. Sipas studimeve ajo do ju dobësojë funksionin njohës dhe aftësinë për te reflektuar qartësisht. Kujdes!