5 rregullat e artë të ushqyerjes.

0

Për tu ushqyer shëndetshëm dhe në mënyrë perfekte janë raportuar 5 rregullat e artë të ushqyerjes.
Ju sugjerojmë në vazhdim 5 rregulla të arta të ushqyerjes, të dobishme për të menaxhuar në mënyrën më të mirë regjimin tonë të të ushqyerit.

1. Mëngjesi është vakti kryesor
Gjëja e parë që duhet të bëjmë në mëngjes është që të vendosim stomakun në punë duke ngrënë një mëngjes të pasur, i cili do t’ju japë energjinë e duhur për ta përballuar sa më mirë ditën. Një mëngjes perfekt mund të jetë një qull, ndoshta i përgatitur me fruta të freskëta ose të thata.

2. Organizmi duhet të jetë i hidratuar
Ja kush janë siptomat që tregojnë se organizmi është i dehidratuar: lodhje e pazakontë, marramendje, oreks konstant, lëkurë e thatë, dhe një letargji e përgjithshme. Nga ana tjetër jeni shumë me fat nëse konstatoni që një pjesë e madhe e organizmit tuaj është e hidratuar, apo ka përbërje uji. Është me të vërtete esenciale që organizmi juaj të hidratohet vazhdimisht me ujë apo lëngje të tjera natyralë si për shembull suko frutash pa sheqerna.

3. Jo kripë të tepruar
Këshillë e dobishme jo vetëm për shëndetin, por edhe për një formë të shkëlqyer fizike. Një konsumim i lart i kripës, përveçse favorizon mbajtjen e ujit, shkakton uljen e temperaturës trupore, një rritje të presionit të gjakut dhe, rrjedhimisht, një mosfunksionim të sistemit kardiovaskular.

4. Provoni një test për 20 ditë
Bëni një test: hani 20 ushqime të shëndetshme, por të ndryshme, çdo ditë për gjatë 20 ditëve. Në këtë mënyrë, përveçse do të kënaqni oreksin tuaj, do t’i siguroni organizmit një gamë të gjerë substancash ushqyese.

5. Frutat dhe perimet ushqyese
Ju duhet të hani një shumëllojshmëri frutash dhe zarzavatesh çdo ditë për të përfituar maksimumin e lëndëve ushqyese, kështu që mos ngurroni të ushqeheni ndryshe dhe në mënyrë të pasur. Brokolit janë një burim fantastik i pashtershëm me vitaminë C, betakaroten, acidi folik, hekuri dhe potasi. Përmbajnë gjithashtu përbërës të quajtur indolë, që ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Të freskëta apo të kaluara në mikrovalë, sepse po të ziejnë, ato i humbin vlerat që ofron vitamina C.
Shpargu është një ushqim çudibërës me veti të spikatura mjekësore. Shpargu është i pasur në acid folik dhe vitamina C, E dhe betakaroten. Lakra e bardhë është një tjetër ushqim i pasur në vitamina C, K, E dhe potas.