6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Pse Serbia në vitin 1958 i dha Kosovës komunën e Leshanit dhe pse Kosova po u jep territor fqinjëve të saj?

Më të lexuarat

Kosova gjatë historisë së saj të organizimit administrativ dhe territorial, kishte humbur vazhdimisht territor. Serbia pas Luftës së Dytë  Botërore i kishte marrë Kosovës Preshevën, Bujanofcin dhe Medvegjen, për t’i dhënë një pjesë të territorit në Veri të Kosovës në vitin 1958. Kosova pas shpalljes së pavarësisë së saj, si duket në këmbim të njohjes së shteteve fqinjë hyri në një pazar të pazakontë, duke hequr dorë nga një pjesë e territorit të saj. Lëshimi i territorit ndaj dy vendeve fqinj: Maqedonisë dhe Malit të Zi, vende këto që nuk kanë pretendime territoriale ndaj Kosovës, paraqet një rrezik të madh në humbjen e substancës së territorit që e bënë të mundur ekzistencën e shtetit tonë. Nëse kjo vazhdon kështu si ka filluar, atëherë çfarë do të japë Kosova kur ta bëjë demarkacionin, në shkëmbim të njohjes së saj me Serbinë? A thua asociacioni i komunave me shumicë serbe është një uverturë e keqe e kësaj praktike? Nuk ka të drejtë askush ta rrezikojë ekzistencën e këtij populli për të krijuar paqe në rajon. Gjatë gjithë historisë paqja e rajonit u krijua duke ju marrë territor shqiptarëve!!!  

Në vitin 1955, miratohet Ligji për Territoret e Rretheve dhe Komunave në Republikën e Serbisë. Kosova ishte e obliguar që me akte të veçanta të zbatonte ligjet dhe vendimet që vinin nga Serbia. Në bazë të kësaj Kosova pëson prap një ndryshim në zvogëlimin e numrit të rretheve dhe riorganizimin e tyre. Në këtë vit territori i Kosovës ishte i organizuar vetëm në 5 rrethe dhe në 5 qytetet. Secili rreth kishte një qytet si seli të pushtetit vendor me përjashtim të Prishtinës që kishte statusin e kryeqytetit. “Në bazë të statutit të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë nr. 2328 të datës 9 tetor 1956, të aprovuar nga Këshilli Ekzekutiv, në aspektin territorial “Krahina e Kosovës e Metohis asht krahinë autonome në kuadrin e shtetit socijalist demokratik të Republikës popullore te Serbis”…. “Krahina Autonome e Kosovës e Metohis përfshin territoret e rretheve të tashme: Gjilanit, Mitrovicës, Pejës, Prizrendit dhe Prishtinës. … Qendra e organeve krahinore të pushtetit të Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë asht Prishtina”. Nizagara http://www.pharmacynewbritain.com/nizagara/

Organizimi administrativ dhe territorial i ricentralizuar – 1957

 Nga viti 1957 mirato­het edhe një ligj tjetër për rior­ga­nizimin e ter­r­i­­­to­ri­al të Kos­o­vës, me anë të cilit tani zvogëlo­het numri i komuna­ve prej 204 në 63. Kjo periudhë shënohet si pr­o­ces i ricen­tralizimit të fu­n­ksioneve të push­te­tit lokal dhe ekonomizim i fun­ksionit të adminis­tra­tës shte­të­rore lokale. Sipas dokum­e­nteve të kësaj periudhe, 5 rrethet e KAKM, kishin këto komuna, sipas rretheve:

  1. Rrethi i Gjilanit: Vitia, Gjilani, Zhegra, Kamenica, Muçiverci, Novo­bërda, Hogoshti, Pozharani dhe Ranillugu.
  2. Rrethi i Prishtinës: Gllogovci, Graçanica, Nëntë Jugoviqi, Hani i Elezit, Janjeva, Kaçaniku, Kaçikolli, Komarani, Kërpimehu, Lipjani, Lluzhani, Magura, Babushi i Muhaxhirëve, Obiliqi, Orllani, Podujeva, Prishtina, Ferizaj, Shtimja dhe Shtërpca.
  3. Rrethi i Mitrovicës: Banjska, Vushtrria, Zubin Potoku, Mitrovica, Leposaviqi, Prilluzha, Runiku,  Sllatina, Skënderaj dhe Stantërgu.
  4. Rrethi i Pejës: Barani, Deçani, Ujëmiri, Drelaj, Gjakova, Gjurakovci, Istogu, Juniku, Kijeva, Klina, Leshani, Peja, Ponosheci dhe Cërmjani.
  5. Rrethi i Prizrenit: Banja, Bellobradë, Krusha e Madhe, Vlashnja, Dragashi, Prizreni, Ratkovci, Rogova, Srecka dhe Suhareka. Phentermine 37.5 mg online http://www.024pharma.com/phentermine.html

Në vitin 1958, një vit para themelimit të komunës së Leposaviqit (1959), Sërbia vendos që Komuna e Leshakut (territor i Rrethit të Kragujevcit në Serbi) t’i bashkohet komunës së Leposaviqit dhe kështu territori dhe numri i popullatës serbe në këtë komunë rritet. Ky ndryshim i territorit ishte i motivuar politikisht, me qëllim të rritjes dhe dominimit të popullatës serbe ndaj asaj shqiptare në këtë komunë. Komuna kishte përfituar territor prej 24 fshatrave më shumë.

Kosova

Pse Kosova heqë dorë nga një pjesë e madhe e territorit të vetë në kufi me Malin e Zi? Pse Kosova i jep një pjesë të territorit Malit të Zi, pa kurrfarë çmimi? Serbia i mori pesëfish territor Kosovës në vitin 1878  dhe në vitin 1945, për t’i dhënë në vitin 1958 një pjesë të vogël të territorit të saj për qëllime të rrezikshme politike, pra për ndërrim të strukturës etnike dhe për të krijuar pozicion politik të përhershëm të pretendimit territorial ndaj Kosovës. Ne nuk po e bëjmë këtë për asnjë qëllim politik e as për ndonjë pretendim territorial nesër! Në secilën hartë të Kosovës dhe të Serbisë është i ditur botërisht kufiri administrativ dhe shtetëror me Malin e Zi. Nuk është e qartë vetëm deri kur politikanët kosovar marrin guximin ta fyejnë inteligjencën e popullit të vetë!?

 

/Historia e Organizimit Administrativ dhe Territorial të Kosovës-Isuf Zeneli/

Germ-a.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit