4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Zgjedhjet në Turqi janë një tregues goxha i madh, dhe kjo për disa arsye

Më të lexuarat

1- Ato janë argumenti më i fortë se Turqia nuk është nën diktat, dhe se Erdogani (përtej shijeve që shqiptarët kanë për të), nuk është diktator, madje procesi i zgjedhjeve në Turqi është më lartë edhe se ai i Amerikës me zarfa e skema!
2- Njerëzit sërisht kanë besim tek Erdogani dhe qeveria e tij, dhe argumenti më i fortë është qëndrimi i atyre burrave dhe grave para tanqeve e armëve, gjë që nga ana tjetër është tregues se Erdogani i është borxhli atij populli dhe sduhet ta zhgënjejë.
3- Turqia është bërë një faktor tejet i rëndësishëm jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë, ka bërë revolucion në teknologjinë e armatimit dhe jo vetëm, gjë që si shkon për shtat disa shteteve perëndimore të cilat ishin mësuar ta tërhiqnin Turqimë prej hunde.
4- Zgjedhjet treguan se populli Turk, përtej kalvarit të shtypjes dhe persekutimit fetar që i është bërë nga pushteti ataturkut, tregoi se është një popull që e do fenë, madje se atë e ka në gen, dhe se e ka përparësi mbi çdo gjë tjetër.
5- Zgjedhjet në Turqi janë një mësim për pellazgët tanë perëndimorë që shqyhen me teori boshe, gjoja si të emancipuar dhe zhvilluar, ndërkohë Turqia shpalli rezultatet thuajse në momentet kur tanët filluan të numëronin kutitë e para!
6- Sharlatanët e politikës shqiptare i bënë thirrje turqve të dënojnë Ergoganin me votë, ndërkohë ata si dëgjon populli i vet, aq poshtë kanë rënë saqë janë bërë gazi botës!

Hoxhë Bledar Haxhiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit